E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliksiri i jetëgjatësisë fshihet tek uji

Sekreti për të zgjatur jetën? Është shumë i thjeshtë: mjafton të pini vetëm një gotë ujë dhe është e sigurt se i keni shtuar jetës suaj disa vite më shumë. Thonë se me eliksirin e jetëgjatësisë lidhen shumë faktorë, ndaj njerëzit përpiqen të bëjnë sa më shumë aktivitet fizik, të ushqehen në mënyrë të shëndetshme, të pinë pilula magjike dhe të mbështeten te filozofia lindore, joga dhe meditimi.

Uji përdoret nga organizmi për të larguar helmet dhe produktet toksike. Dehidratimi bën që organizmi të ndihet i lodhur, duke zvogëluar edhe forcat. Nëse ndjeni etje, do të thotë se jeni i dehidratuar dhe kjo mund t‘ju japë lodhje, lodhje muskulore dhe shumë simptoma të tjera. Për këtë arsye, specialistët e ushqimit këshillojnë të mos pihet ujë vetëm atëherë kur kemi etje. Shkencëtarët, alkimistët dhe magjistarët e kanë ndjekur për shekuj me radhë këtë ëndërr. Mes lambikëve, eksperimenteve dhe llogaritjeve matematikore janë munduar të gjejnë formulën e jetëgjatësisë, e cila mund të jetë aq banale sa të duket si një shaka. Në fakt sot është zbuluar diçka e ngjashme me "eliksirin e jetëgjatësisë". Kjo falë shkencëtarit të nderuar Mickhail Shchepinov, ish-profesor në Universitetin e Oksfordit. Studimi është publikuar në revistën shkencore "New Scientists". Kjo po që është një surprizë e vërtetë, sepse "mrekullia" nuk kërkon pilula magjike, por thjesht një gotë ujë. Për saktësi, uji është i pasur me një lloj forme të rrallë hidrogjeni, i cili mund të zgjasë jetën me 10 vite.

Ka nga ata që e kanë cilësuar shkencëtarin një mitoman, por teoria e tij nuk duket e tillë (që uji nuk ka asnjë vlerë) edhe pse kohët e fundit është kritikuar shumë. Gjithsesi, diçka është e vërtetë: sipas Shchepinov, hidrogjeni duhet përdorur edhe për "të pasuruar" ushqimet, si biftekun dhe vezën, që të zgjatet jeta. Pseja është e shpjeguar shumë thjesht: deuterin, një izotop i hidrogjenit, duke e përdorur maksimalisht është në gjendje të mbrojë indet dhe qelizat e trupit nga radikalet e lira, substanca të rrezikshme kimike që prodhohen kur ushqimi kthehet në energji. Këto radikale janë shkaktare për sëmundjen e kancerit, Alzhajmerit, Parkinsonit dhe plakjes. Sipas shkencëtarit, deuteri "rëndon" lëndën, forcon lidhjet mes dhe përreth qelizave të trupit, duke i bërë më pak të prekshme ndaj sulmeve. Veçanërisht uji i pasur me deuter, që është dy herë më i rëndë se hidrogjeni normal, ka treguar se është një eliksir efikas në vena dhe se e ka zgjatur jetën me 10 vjet.

Grupi shkencor e ka cilësuar si shumë kurioze këtë teori: "Kam dëgjuar mendime nga më të çuditshmet se si mund ta zgjas jetën", shpjegon një studiues nga një qendër kërkimi në Kaliforni, "por kjo më ka çuditur shumë". Ndërsa për Tom Kirkwood, nga Universiteti i Njukastëll, "ideja e Shchepinov është interesante, por historia e këtij preparatori është pengesa e hipotezave, të cilat mbështeten pjesërisht te disa të dhëna".

Uji mund ta pastrojë lëkurën dhe shumë njerëz tregojnë se kanë një lëkurë të shëndetshme, të pastër dhe plot jetë, pas një periudhe të gjatë të konsumimit të ujit. Sigurisht që kjo nuk mund të ndodhë brenda një nate, por për një javë ndryshimet mund të vihen re menjëherë.

Ndër të tjera, një grup studiuesish amerikanë të udhëhequr nga David Sinclair i "Harvard Medical School of Boston", mbështeten tek ADN-ja për të prezantuar zbulimin e përgjegjësit të plakjes.

Sipas Sinclair është një proteinë në qendër të këtij studimi të ri, publikuar në revistën "Cell", e cila ngadalëson prishjen qelizore duke zgjatur vitet e rinisë.

Bëhet fjalë për një molekulë, "sirt1" që ruan rregullin e gjeneve aktive te qelizat e reja. Me kalimin e viteve, ky model i aktivitetit gjenetik prishet dhe si pasojë ne plakemi. Studimi është kryer mbi disa minj. Duke forcuar prodhimin e molekulës ‘sirt1‘, studiuesit vunë re se minjtë qëndronin të rinj më gjatë dhe jeta e tyre zgjatej nga 24 në 46 për qind. Pra eliksiri i rinisë gjendet në ADN-në tonë. Proteina "sirt1" njihet për cilësitë e saj të zgjatjes së jetës kur zgjidhet një dietë hipokalorike. Studiuesit e "Harvard Medical School" kanë zbuluar së fundmi se kjo molekulë ka një rol të rëndësishëm edhe në mbajtjen stabël të funksioneve të trashëgimisë gjenetike të të gjithë gjitarëve, madje dhe njeriut.

"Mrekullia" nuk kërkon pilula magjike, por thjesht një gotë ujë. Për saktësi, uji është i pasur me një lloj forme të rrallë hidrogjeni, i cili mund të zgjasë jetën me 10 vite

Thonë se me eliksirin e jetëgjatësisë lidhen shumë faktorë, ndaj njerëzit përpiqen të bëjnë sa më shumë aktivitet fizik, të ushqehen në mënyrë të shëndetshme, të pinë pilula magjike dhe të mbështeten te filozofia lindore, joga dhe meditimi

Deuterin, një izotop i hidrogjenit, duke e përdorur maksimalisht është në gjendje të mbrojë indet dhe qelizat e trupit nga radikalet e lira, substanca të rrezikshme kimike që prodhohen kur ushqimi kthehet në energji. Këto radikale janë shkaktare për sëmundjen e kancerit, Alzhajmerit, Parkinsonit dhe plakjes

Ndër të tjera, një grup studiuesish amerikanë të udhëhequr nga David Sinclair i "Harvard Medical School of Boston", mbështeten tek ADN-ja për të prezantuar zbulimin e përgjegjësit të plakjes.

Sipas Sinclair është një proteinë në qendër të këtij studimi të ri, e cila ngadalëson prishjen qelizore duke zgjatur vitet e rinisë



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›