E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëtimet e fshehta të bombës bërthamore

Në vitin 1945, pas shkatër
rimit të dy qyteteve japon
eze nga bomba atomike, J.
Robert Openheimer bëri një deklaratë
shumë paralajmëruese në
lidhje me përhapjen e armëve
bërthamore. "Nuk është shumë e
vështirë për t‘i ndërtuar. Shumë
shpejt do të bëhen universale nëse
njerëzit do ta duan një gjë të tillë",
deklaroi ai para disa kolegëve të tij
të projektit "Manhattan" në Los
Alamos të New Mexico. Një
ndërgjegjësim i tillë, që lindi pikërisht
në vendlindjen e vetë bombës,
u rrit e u shndërrua në një teori pashmangshmërie
teknologjike. Sipas
kësaj teorie, duke qenë se ligjet
e fizikës janë universale, bëhej fjalë
vetëm për çështje kohe, derisa
mendje të tjera të ndritura dhe shtete
të tjera të vendosura t‘i shtoheshin
klubit fillimisht elitar të
vendeve që kishin bombën. Përpjekja
për të ndalur përhapjen e saj
ishte shumë e vështirë, për të mos
thënë e kotë. Për 6-dhjetëvjeçarë që
nga paralajmërimi i Openheimerit,
ky klub ka aktualisht 9 anëtarë. Por
si mund të ngadalësohej shtimi i
këtij numri dhe mbi të gjitha a mund
të bëhet diçka për ta reduktuar atë?
A ekziston ndonjë shans për një
ardhmëri atomike që të jetë më e
shndritshme se ajo e parashikuar
nga Openheimeri? Dy libra të rinj,
nga dy persona prej kohësh të
lidhur me ambientin bërthamor,
tentojnë të japin shpresë për
parashikime më pozitive. Autorët
kanë përmbysur mite, duke
hedhur dritë në dinamikën e fshehtë
të shpërndarjes bërthamore
dhe duke sugjeruar mënyra të reja
për të reduktuar përhapjen e
armëve. Në asnjërin prej librave
nuk përkrahen pikëpamjet e "babait"
të bombës, se ajo është diçka
e lehtë për t‘u ndërtuar. Në të flitet
edhe për rolin e madh e të fshehtë
që kanë pasur gjithmonë qeveritë,
apo shërbimet sekrete të vendeve
të ndryshme në përhapjen e bombës
dhe sekreteve shtetërore nga
një vend në tjetrin. Thomas Reed,
një veteran në laboratorin e armëve
Livermore në Kaliforni dhe ish-sekretar
i Forcës Ajrore dhe Dany Strillman,
ish-drejtor i shërbimeve të
fshehta në Los Alamos, kanë bërë
bashkë përvojën dhe njohuritë e
tyre në librin: "Ekspresi bërthamor:
një histori politike e bombës dhe
përhapjes së saj", për të treguar
rëndësinë e spiunazhit në "lëvizjet"
e bombës. "Që në zanafillë të
epokës bërthamore asnjë komb
nuk ka zhvilluar armë të tilla vetëm,
edhe pse të shumtë janë ata që pretendojnë
të kundërtën", shkruhet
në libër. Mes të tjerash në të jepen
detaje në lidhje me ndihmën e
fshehtë që kanë dhënë Kina dhe
Franca në përhapjen e armës
bërthamore në 5 shtete të tjera.
Operacione sekrete janë zhvilluar
në vendet ku provohej bomba.
Kështu, për shembull, Kina ia dha
hua vendin ku kryente prova në shkretëtirë
Pakistanit, i cili para se t‘i
blinte asaj bombën në maj të vitit
1990, kreu testin e parë të tij. Pikërisht
kjo datë është shumë e rëndësishme
në vetvete në historinë
bërthamore të botës dhe hedh një
dritë të re për periudhën e qeverisjes
së të ndjerës Benazir Bhutto si
Kryeministre e Pakistanit. Në një
tjetër fragment të librit thuhet që
Kina "fshehtësisht" ua ofroi shkretëtirën,
ku testonte bombat në
Lop Nur edhe të vetë francezëve.
Autorët bazohen në dokumente
konkrete të shërbimeve të fshehta
dhe e faktojnë gjithçka hollësisht.
Ata kanë qenë vetë në pjesën më të
madhe të vendeve ku testohen
bombat, kryesisht në Kinë e në Rusi
dhe të dy kanë pasur lidhje të
ngushta me homologët e huaj. Këto
përvoja kanë bërë që ata të krijojnë
bindjen se shtetet kanë ndarë
vazhdimisht në mënyrë të fshehtë
e larg publicitetit dhe sigurisht
ndryshe nga çfarë kanë pohuar zyrtarisht
shumë informacione e makineri
komplekse me njëri-tjetrin.
Sipas tyre, të gjitha udhët të çojnë
në Shtetet e Bashkuara, në mënyrë
të drejtpërdrejtë, ose të tërthortë.
Të tilla janë historitë e spiunëve
rusë që penetruan thellësisht në
projektin "Manhattan". Stalini ishte
aq i dashuruar pas burimeve të
shërbimeve sekrete në lidhje me
bombën, saqë bomba e parë
bërthamore ruse ishte një kopje
ekzakte e bombës që amerikanët
hodhën në Nagasaki. Moska i
ndante lehtësisht dhe pa problem
vjedhjet e saj me Kinën e Mao Ce
Dunit përmes spiunëve dhe rrjetit
të shërbimit sekret. Kur Kina në
vitin ‘60 deklaroi se e zotëronte
armën bërthamore dhe madje kreu
testin e parë të saj, të gjithë mbetën
me gojë hapur. E ndërsa Kina u
shndërrua në një fuqi bërthamore,
i lejoi vetes misionin e përhapjes së
teknologjisë bërthamore edhe në
vende të tjera në zhvillim, të tilla si
Algjeria, Pakistani, apo Koreja e
Veriut. Madje, bombat kineze ishin
lehtësisht të kopjueshme e të
ndërtueshme dhe ky fakt u shndërrua
në një shqetësim shumë të
madh ndërkombëtar. Projekti i
bombës qarkullonte lirshëm nëpër
Libi e Pakistan dhe madje thuhet
edhe në Iran, edhe pse ky i fundit e
ka mohuar gjithmonë një gjë të
tillë. Por përse Pekini vendosi që ta
përhapte kaq lehtësisht teknologjinë
bërthamore? Autorët spekulojnë
se Kina, nga njëra anë donte
që të forconte armiqtë e armiqve
të asaj, për shembull të forconte
Pakistanin si një kundërpeshë
ndaj Indisë dhe, nga ana tjetër,
donte që të inkurajonte luftërat
terroriste në vende të ndryshme, të
cilat do të nxirrnin në pah Kinën si
një vend të fuqishëm. Në libër
flitet shumë edhe për rolin e
Francës. Kjo e fundit grumbulloi
veteranë të projektit "Manhattan"
dhe informacionin e marrë prej tyre
ia ofroi edhe Izraelit, me të cilin
kishte lidhje të ngushta tregtare.
Në vitin 1959, sipas librit, dhjetëra
shkencëtarë hebrenj u thirrën për
të vëzhguar dhe marrë pjesë në
ndërtimin e programit bërthamor
në Francë. Në vitin 1960, kur Franca
detonoi bombën e saj të parë në
shkretëtirën algjeriane, dy shtete
njëherazi u shndërruan në shtete
bërthamore. Shtetet e Bashkuara e
bënë një sy qorr për zhvillimet
atomike në Izrael, derisa në vitin
1966 Izraeli kreu një test të veçantë
jo bërthamor dhe një vit më pas ai
ndërtoi edhe vetë bombën bërthamore.
Me të mbaruar një gjë të
tillë, Izraeli nxitoi që njohuritë dhe
përvojën e tij ta ndante me Afrikën
e Jugut. Sipas librit, të dy shtetet shkëmbyen
shumë materiale dhe informacione
të rëndësishme në
lidhje me ndërtimin e bombës: tritium
u dërgua në Afrikën e Jugut
ndërkohë që nga ky vend shkoi
drejt Izraelit një sasi e madhe uraniumi.
Madje, Izraeli dhe Afrika e
Jugut në vitin 1979 ndërmorën një
shpërthim të përbashkët në Atlantikun
Jugor në afërsi të ishullit princi
Eduard. Sipas autorëve të librit,
aktualisht mercenarët teknikë afrikano-
jugorë janë më të rrezikshëm
nga shkencëtarët rusë, dikur
në epokën e Bashkimit Sovjetik. Në
të dyja vëllimet jepet një histori e
mënyrave të vjetra e të reja të
shpërndarjes së bombës bërthamore
në botë. Sipas autorëve,
janë politikanët dhe jo spiunët, apo
ambiciet ushtarake, ato që janë
forca lëvizëse e shpërndarjes së
armëve bërthamore në botë. Shtetet
kanë vjedhur dhe shitur vazhdimisht
informacione në lidhje me
bombën, duke i konsideruar veprime
të tilla në dobi të interesave të
tyre gjeopolitike. Sipas tyre, Pekini
vazhdon të mbetet një kërcënim i
madh, por ata kanë shpresë në
mënyrën e të vepruarit të brezave
të rinj të politikanëve në këtë vend.
Për autorët, pavarësisht, parashikimit
të errët i Openheimerit janë
optimistë për shmangien e
rreziqeve bërthamore në të ardhmen,
edhe pse situata aktuale në
botë ka mbërritur në një pikë
shumë delikate me një epokë të
dytë bërthamore që ndodhet në
prag. Pavarësisht shpresave, gabimet
që mund të bëheshin tani
do të ishin të pafalshme dhe me
pasoja të parikthyeshme për të
ardhmen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›