Datëlindja e 40-të e mausit
I pari lindi rreth dyzetë vjet më parë. Ishte një drejtkëndësh prej druri, me dy rrota të vogla poshtë dhe një buton të kuq sipër që të aktivizohej. Nuk kishte aspak pamjen e një miu, por u quajt "mouse" nga ai që e shpiku. Ishte 9 dhjetori i vitit 1968, kur një vizionar i teknologjisë "high-tech", Dagllas Engelbart, nga "Stanford Research Institute", ia prezantoi një grupi ekspertësh të kompjuterëve, për të treguar se mund të vendosej brenda një dokumenti dhe të modifikohej nga brenda duke lëvizur një mjet të vogël në tavolinën e punës. Që nga ai moment, mausi është bërë një objekt i domosdoshëm për të gjithë ata që përdorin kompjuterin. Madje ka edhe nga ata që duke e përdorur aq shumë janë prekur nga sëmundja profesionale e quajtur "sindromi i mausit", i cili shkaktohet nga presioni i vazhdueshëm i gishtit dhe krahut tek ai.
Dilema e emrit
Prototipi i parë në të vërtetë u studiua në vitin 1962 nga vetë Engelbart, ndërsa prezantimi zyrtar u bë gjatë "Fall Joint Computer Conference" në San Francisko. Një video prej 90 minutash dëshmon për solemnitetin e pagëzimit, edhe pse vetë Engelbart nuk di ta shpjegojë origjinën e emrit. Pjesa më e madhe e njerëzve mendojnë për ngjashmërinë e këtij mjeti me brejtësit e vegjël. Por më e vërtetë dhe e besueshme është teoria sipas së cilës me kalimin e kohës dizajni i tij u përshtat me emrin. Gjithashtu mendohet se fjala "mouse" është akronim i "Manually Operated User Selection Equipment", ose i "Machine Operator‘s Unique Spotting Equipment". Të tjerë akoma mbështesin hipotezën se u quajt maus, pasi sipas formës dhe madhësisë- por edhe për shkak të kabllos, e cila duket si bisht i vendosur në pjesën e prapme "të trupit" -ngjason me minjtë.
Zbulimi i Stiv Xhobsit
Sigurisht që "miushi" i vogël i kompjuterit nuk pati sukses të menjëhershëm. Në vitin 1972, një punonjës i kompanisë "Xerox", Bill English, krijoi një version të përparuar të tij, që poshtë kishte një sferë e cila të lejonte të shkoje në çfarëdolloj drejtimi. Megjithatë, kjo "shpikje" mbeti ende në hije, deri kur Stiv Xhobs, themeluesi i "Apple", një gjeni i informatikës, e vuri re në një shfaqje të "Xerox" dhe e përshtati në vitin 1984, në kohën kur në treg do të dilte "Lisa", kompjuteri i parë personal me një maus vetëm me një tast. Pas tij erdhën konkurrentët e nxjerrë nga "IBM" dhe "Microsoft". Në atë vit dolën mausat pa kabull, të cilët "komunikonin" me kompjuterin nëpërmjet rrezeve infra të kuqe, ndërsa në vitin 2002 topi, që ishte mbledhës i vërtetë i pluhurit, u zëvendësua nga receptori optik. Në treg para katër viteve u paraqitën edhe mausat me laser.
Në epokën e "touch sceen"-it
I pajisur me një sferë të vogël që e bënte të lëvizte kollaj, pastaj me laser, super i ndjeshëm vetëm me një të prekur, i shndërruar në pjesë të pandarë të kompjuterit, "miushi" duket i destinuar të zhduket në epokën e "touch screen"-it. Me futjen me sukses të teknologjisë "multi-touch", në shtëpinë "Apple" dhe teknologjia "Wiimte" në shtëpinë "Nintendo", të gjithë pyesin se ç‘fund do të ketë "miushi" i dashur në një të ardhme jo të largët.
"Vdekja" e afërt
Jeta 40-vjeçare mund të përfundojë shpejt dhe mendohet se i gjithë faji për këtë është i teknologjive të përparuara që duan ta zëvendësojnë për t‘i dhënë një shtysë të re raportit mes njeriut dhe kompjuterit, të konsideruar të pandashëm në ditët e sotme. Teknologjia më e fundit që po përpiqet ta zëvendësojë plotësisht "miushin e vogël" quhet "G-Speak" dhe është krijuar nga "Oblong Industries" në Los Anxhelos. Pikërisht ajo kërkon të bëjë realitet atë çka shumë kanë parë në filmin fantastiko-shkencor, "Monitory report", kur Tom Kruiz, në rolin e detektivit Xhon Anderton, kërkon foto dhe dokumente thjesht duke lëvizur duart përpara një ekrani të hollë e transparent. Në pamje të parë dukej si një nga ato gjetjet klasike të destinuara të mbesnin në letër, por nuk është aspak kështu. "G-Speak", me dorezat e saj të pajisura me sensorë për të lëvizur, do të kushtojë shumë pak. Ajo është "zhvilluar" nga Xhon Andërkofler, një inxhinier i "Massachusetts Institute of Technology". Sot është plotësisht e pabesueshme që kemi arritur deri aty sa mund të punojmë në kompjuter dhe për këtë na nevojiten vetëm dhjetë fjalë për dhjetë komanda. Sido që të jetë, mausi është bërë mjet që nga shumë vetë konsiderohet demode. Për dhënien e komandave tashmë ekzistojnë metoda të tjera. Bëhet fjalë për ekranet "multi-touch" nga "Apple", siç është ai i "iPhone"-s e deri te "Surface" dhe "Windows 7", sistemit të ri operativ nga "Microsoft", që duhet t‘u hapin rrugë kompjuterëve taktilë. Të mendosh se mausi lindi për të njëjtën arsye, me idenë për ta bërë më të lehtë ndërveprimin e njeriut me kompjuterin. Sot në treg mund të gjenden mausa të ndryshëm, me ngjyra dhe forma të ndryshme, ndërsa dizajnuesit më të guximshëm përpunuan edhe të tillë, të cilët, përveç funksionit primar, mund të shërbejnë për shembull edhe si aspiratorë, vegla për ngjitjen e etiketave, ngrohës apo ftohës të shuplakës, telefona, dërgues të aromave, matës të tensionit. "Përmes modeleve të para të mausit, pajisur me një tast të vetëm, mund të bëje vetëm dy gjëra: të përpiqeshe të hapje dokumente apo dosje. Pastaj erdhi tasti i dytë, me të cilin mund të kërkoje shumë gjëra nga kompjuteri", tregojnë ekspertët, duke arritur deri te kjo formë që është sot. Jashtëzakonisht i evoluar, por gjithsesi i destinuar për t‘u zhdukur në më pak se dhjetë vitet e ardhshme. Pavarësisht të ardhmes së tij të pasigurt, ajo që nuk duhet harruar ka të bëjë me faktin se mausi ndryshoi tërësisht raportet e njerëzve me kompjuterin, duke e bërë atë më të thjeshtë dhe më praktik. Jetë të gjatë miushit të vogël!