E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliminime rekorde

Dhjetë ekipe nga Ligue 1 u eliminuan nga Kupa e Francës në fundjavë derisa gjysma e elitës dështoi të kualifikohet për në mesin e 32 skuadrave. Në mesin e ‘viktimave’ ishte edhe kampioni Olympique Marseille që u mposht 3-1 nga ekipi i ligës së dytë, Evian Thonon Gaillard. Nga Express më 11 janar 2011 në ora 10:21

Kampioni i Francës, Olympique Marseille iu bashkua listës rekorde të skuadrave nga Ligue 1 që u eliminuan në rrethin e parë të Kupës së Francës. Marseille u mposht 3-1 nga lideri i ligës së dytë Evian Thonon Gaillard.

Për herë të parë, 10 klube nga Ligue 1 u eliminuan nga gara në pengesën e parë, ndërsa 10 të tjera kaluan në mesin e 32 skuadrave të kualifikuara. Evian, që më 2007/08 ishte ende në ligën amatore (divizioni i katërt), bënë një fillim të shkëlqyeshëm dhe kaluan në epërsi 2-0 pas vetëm 15 minutave.

Mesfushori Cederic Barbosa shënoi golin e parë në minutën e 12-të, pas një shërbimi nga Olivier Sorlin, ndërsa sulmuesi Yannick Sagbo e dyfishoi epërsinë tre minuta më vonë kur realizoi nga afërsia. Në një fushë të rënduar nga shiu, Marseille ngushtoi diferencën pas një ore lojë kur Cedric Cambon e devijoi topin në portën e tij.

Por, Evian e vendosi rezultatin larg diskutimit katër minuta para fundut kur Kevin Berigaud shënoi me kokë. “Jam krenar me futbollistët e mi. Sonte ishte një natë e mirë por tani duhet ti kthehemi punës”, tha për Eurosport, Bernard Casoni i cili fitoi Ligën e Kampionëve me Marseillen më 1993 ndërsa udhëhoqi ekipin më 1999/2000. Chambery dhe Wasquehal befasuan Monacon dhe Auxerren duke i mposhtur 3-2, respektivisht 2-1.

Skuadra nga divizioni i dytë vazhduan garën duke shkaktuar befasi, edhe pse më të vogla, derisa Sedan mposhti Arlesin në penallti, ndërsa Angers eliminoi Valenciennesin në lojën shtesë 2-1 ndërsa edhe St Etienne u mposht dhe atë në shtëpi 0-2 nga Clermont, ndërsa Montpellier u mund 1-0 në Reims.

Paris St Germain fitoi 2-1 ndaj Toulouse në përballjen e ekipeve nga Ligue 1, ndërsa me Lensin dhe Caenin e eliminuar, asnjëherë më parë ky rreth i garës nuk ka pasur më pak përfaqësues nga elita e futbollit francez. Brest dhe Nancy ishin afër të eliminohen nga amatorët dhe u desh të luajnë më tepër se 90 minuta për të siguruar kualifikimin në mesin e 32 ekipeve.

Brest barazoi pa gola në udhëtim te skuadra nga divizioni i gjashtë Issy-les-Moulineaux para se Johan Martial të shënon golin e fitores 1-0 në minutën e 99. Në praninë e 3000 tifozëve të mbledhur jashtë vijave ndërsa disa të tjerë fatlum që arritën të ulen në tribunat e vogla, Issy u mundua të shfrytëzojë rastet në kundërsulm, por kjo nuk ju mjaftoi të befasojnë skuadrën nga liga e parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›