Aksidentohet me vdekje një 35-vjeçare
30/03/2005 Rrogozhinë/ Pranga shoferit
KAVAJË - Një grua 35-vjeçare ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti rrugor, të ndodhur dje në aksin Kavajë–Rrogozhinë. Ndërkohë, pas aksidentit, në të cilin shtetasja Drita Kaja gjeti vdekjen e menjëhershme, është venë në pranga drejtuesi i makinës që e përplasi, Afrim Hebeja. Burime zyrtare të policisë në Komisariatin e Kavajës, bënë të ditur dje se arrestuan 29- vjeçarin nga Fieri, Hebeja, si autor të dyshuar të aksidentit me vdekje, që pati si viktimë 35 vjeçaren nga Kryevidhi i Kavajës, Drita Kaja. Ekspertët rrugorë thanë për gazetën “Metropol” se ngjarja ndodhi pranë fshatit Kryevidh, kur viktima po shkonte drejt banesës. Makina, tip “Benz”, me targa FR 2232 C, e drejtuar nga Afrim Hebeja, 29 vjeç, banues në Fier, po përshkonte superstradën, me drejtim nga Kavaja për në Rrogozhinë. Por ajo ishte me mjaft shpejtësi, në momentin kur iu afrua 35-vjeçares.
Goditja që ka marrë viktima ka qenë mjaft e fortë, pasi u përplas me makinën, duke përfunduar disa metra tutje me plagë të rënda, që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.