E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjimnazistja hidhet në det,tenton vetëmbytjen

30/03/2005  Vlorë/ Ishte ndarë nga i dashuri

VLORË – Një adoleshente ka tentuar mbrëmë të vrasë veten në qytetin e Vlorës, duke u hedhur nga moli i zonës së Ujit të Fothtë. Gjimnazistja 17-vjeçare, me iniciale A. S., ka tentuar vetëflijimin në një gjendje të rëndë psikologjike. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00. Vajza ka shpëtuar për mrekulli, pasi në afërsi të vendit, ku është hedhur, kanë qenë dëshmitarë disa persona të apasionuar të detit dhe pas zhytjes në orët e mbrëmjes. Sipas burimeve zyrtare të policisë së qytetit të Vlorës mësohet se 17-vjeçarja A. S., është hedhur në ujërat e detit, pasi ka qenë në gjendje depresive, për shkak të ndarjes nga djali që donte. Mbrëmë, duket se ajo e kishte parë ish-të dashurin e saj të shoqëruar nga një shoqe e ngushtë dhe pas skenës, ajo nuk ka dashur më që të jetojë. Pas hedhjes në det, gjimnazistja e “Ali Demit” ka pirë disa litra ujë, por pas ndihmës së parë të dhënë nga ata që i shpëtuan jetën, ajo është dërguar në spitalin e Vlorës, ku ka marrë dhe ndihmën e duhur mjekësore, duke dalë dhe nga rreziku për jetën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›