E Diel, 1 Nëntor 2026

“Burg pa afat” grabitësit me dhunë të tregtarit të floririt

30/03/2005  Berat/ Masa e siguris

BERAT - Burg pa afat për grabitësin që plagosi tregtarin e floririt, tri ditë më parë. Dje, në mesditë, trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Fatie Velçani, vendosi masën e arrestit burg pa afat për 22-vjeçarin Androlan Refati, banor i qytetit të Vlorës, i cili akuzohet për grabitjen e mbetur në tentativë dhe plagosjen e tregtarit Sherif Kanani. Në seancën e djeshme kryesuesja e trupit gjykues, Velçani, duket se ka qenë e të njëjtit mendim me prokurorin e çështjes, i cili ka kërkuar marrjen e masës të sigurisë “burg pa afat” për vjedhjen e mbetur në tentativë dhe plagosjen e tregtarit të floririt, Kanani. Sipas burimeve zyrtare nga gjykata, 22-vjeçari Androlan Refati akuzohet si autor për tentativë grabitjeje me pasojë plagosjen, akuzë e parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal. Në këtë grabitje, autori i arrestuar dyshohet se ka vepruar edhe me një tjetër person, por ende bashkëpunëtori i tij nuk ka rënë në prangat e policisë. Ngjarja, për të cilën 22-vjeçari mori masën e arrestit burg pa afat, ka ndodhur në mëngjesin e datës 22 mars, rreth orës 06 të mëngjesit. Ndërsa tregtari Sherif Kanani ka dalë për të shkuar në tregun e lirë të qytetit, i riu nga Vlora, së bashku me një shokun e tij, që ende nuk është identifikuar nga policia, të armatosur me thika, i kanë dalë para shtëpisë tregtarit ambulantë, banor i lagjes “Jani Vruho” të tregtimit të bizhuterive të florinjta në tregun e lirë të qytetit dhe kanë tentuar të grabisin me dhunë, duke e kërcënuar me thikë. Por kur kanë parë se tregtari ka mbrojtur me forcë mallin e tij grabitësit janë përleshur, duke e vënë poshtë dhe kanë arritur ta plagosin në shpatullën e djathtë. I plagosur tregtari ka thirrur për ndihmë dhe pranë tij kanë mbërritur dhjetëra qytetarë dhe komshinj e tregtarit. Në këto kushte, dy grabitësit janë larguar me vrap në drejtim të paditur. Më pas i plagosuri i ndimuar edhe nga familjart, është dërguar në spitalin e qytetit, ku dhe është shtruar për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas burimeve nga spitali, viktima është plagosur me një thikë mbi 5 cm dhe për fatin e tij nuk ka pësuar dëmtime serioze për jetën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›