E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliminohen Roma e Vijareal, kalojnë Juve dhe Liverpul



Leonard Karaj

Panathinakos ka eliminuar Romën, Volsburg nxjerr jashtë loje Vijarealin. Kualfikohen Juventus, Liverpul, Fulham dhe Marseja.Ka rezultuar dështak operacioni roman për të kaluar në 1/16 e Europa League. Skuadra e Klaudio Ranierit ka humbur edhe takimin e dytë me të njëjtin rezultat ndaj Panathinaikosit duke i dhënë lamtumirën para kohe këtij kompeticioni. Për tu shënuar ka qenë fakti ne në "Olimpiko" shënoi edhe shqiptari i natyrilizuar në grek, Sotir Nini. 19-vjeçari luajti si titullar dhe sigloi golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 43-të të pejsës së parë. Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Liverpul ndaj rumunëve modestë të Unirea Uzircenit. Skuadra e Rafa Benitezit ka treguar superioritetin e vet ehde në shtëpinë e këtyre të fundit duke fituar me rezultatin 3-1. Ndërsa ka kaluar për më tej edhe Fulhami, skuadër kjo që ka nxjerrë jashte loje as më pak dhe as më shumë se ukrainasit e Shaktar Donetsk. Anglezët barazuan në Donetsk por kaluan për më tej falë fitores 2-1 të sigluar në ndeshjen e parë. Fitore me të njëjtin rezultat si në ndeshjen e parë dhe të kthimit ka sigluar Marseja e Didier Deshamp. Ish-skuadra e Lorik Canës mundi Kopenhagenin me rezultatin 3-1. Ndërkohë ka rezultuar i dështuar ky tur për të dyja skuadrat turke të cilat u eliminuan nga Atletiko Madrid (Galatasaraji) dhe Lila (Fenerbaçe) duke treguar për herë të parë pas disa vitesh një rënie të ndjeshme në Kupat e Evropës. Ndërkaq Standartit të Liezhit si dhe Kampionëve të Rusisë Rubin Kazan u ka mjaftuar fitoret që në ndeshjen për të vazhduar më tej në këtë kompeticion. Ndeshjet e djeshme këto skuadra i mbyllën në barazim. Në barazim 0-0 e mbylli edhe Juventusi i Alerto Zakeronit ndaj Ajaksit të Amsterdamit, por bardhezinjtë kaluan më tej falë fitores 2-1 në ndeshjen e parë në "Amsterdam Arena".

Raundi 1/16

Hamburg (GER) - Anderleht (BEL)
Rubin Kazan (RUS) - Volsburg (GER)
Atl.Madrid (SPA) - Sporting (POR)
Benfika (POR) - Marseja (FRA)
Panathinaikos (GRE) - Standart (BEL)
Lilë (FRA) - Liverpul (ANG)
Juventus (ITA) - Fulham (ANG)
Valencia - Verder Bremen (GER)

Shënim: Ndeshjet e para do të luhen më 11 mars ndërsa ndeshjet e kthimit më 20 mars.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›