E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënderbeu mund Teutën, rikthen shpresën



Skënderbeu triumfoi 3-0 ndaj Teutës në ndeshjen e prapambetur të vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore, ndërkohë që të dielën do të luajë takimin e dytë të pazhvilluar, atë kundër Shkumbinit (java 22). Mesfushori Klevis Roshi, me dygolëshin e tij në harkuan e 15 minutave, 51' e 66', ishte dhe heroi i takimit, ndërkohë që sulmuesi kroat Milain Guerrib realizoi in-extremis tripletën e pastër të "ujqërve të dëborës". Skënderbeu nuk e shijonte fitoren në një ndeshje të kampionatit pas një serie të gjatë prej 16 javësh, më saktë nga 19 shtatori i vitit 2009, që kur skuadra korçare atëherë nën drejtimin e Gert Haxhiut kishte fituar 4-1 kundër Gramozit në javën e 4-t. Korçarët u ngjitën në kuotën e 18 pikëve, por duke qëndruar sërish në vend të fundit (1 pikë më pak se Gramozi, 19), ndërkohë që ka dhe një ndeshje për të luajtur nga faza e dytë, atë kundër Shkumbinit. Ndeshja kishte edhe një sfidë specifike brenda saj, pasi përballë njeri-tjetrit ishin dy trajnerë, Mirel Josa (Skënderbeu) dhe Ylli Shehu (Teuta), të cilët ishin së bashku gjatë 19 javëve të para të këtij edicioni te skuadra durrsake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›