Eliminohen Trepça e Hysi

Përkundër fitores në ndeshjen e parë me rezultat 3:2, Hysi është eliminuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, sepse të dielën ekipi i drejtuar nga Hysni Maxhuni, ka pësuar humbje në ndeshjen e kthimit nga Liria në Prizren, me rezultat 3:1. Me këtë rezultat, prizrenasit e siguruan plasmanin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Lira ka kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e 22-të të takimit, me golin që e ka realizuar Rafet Mullallari, pasi u shërbye mirë nga Uliks Emra.
Epërsinë e bardhezinjve në 2:0 e ngriti Fitim Krusha në minutën e 41-të të ndeshjes. Por, Hysi ia doli ta ngushtojë epërsinë e vendasve në 2:1 në minutën e 60, me golin që e ka shënuar Fisnik Papuqi nga penaltia.
Ndërsa, shpresat për kualifikim në gjysmëfinale, Hysit ia shoi Fitim Krusha në minutën e 73-të, i cili shënoi për rezultat përfundimtar, 3:1.
Fati i njëjtë sikurse Hysin, e ka përcjellë edhe Trepçën. Mitrovicasit në ndeshjen e parë e kishin mposhtur Gjilanin me rezultat 4:3. Por, në ndeshjen e kthimit, Gjilani e shfrytëzoi terrenin vendas dhe e mundi kampionin vjeshtor me rezultat minimal 1:0, me golin që e shënoi Ridvan Uka në minutën e 3-të të takimit. Me këtë rezultat, Gjilani kaloi në gjysmëfinale të Kupës shtetërore, duke e eliminuar kështu Trepçën.
Gjilani gjatë gjithë takimit me sukses ia doli ta ruajë epërsinë që e kishte krijuar në fillim të ndeshjes, derisa Trepça assesi nuk ia doli ta barazojë rezultatin për të vazhduar në garat e mëtutjeshme.
Ndërkohë, edhe Besa ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës. Pas fitores në ndeshjen e parë me rezultat 2:0, pejanët si mysafirë ia dolën ta mposhtin edhe në ndeshjen e kthimit Ballkanin me rezultat 0:1, për ta eliminuar ekipin e Suharekës prej kësaj gare. Golin e vetëm për Besën dhe të fitores në këtë takim e ka realizuar Granit Çekaj, në minutën e 80 të takimit.
Kurse, ekipi i fundit që e ka siguruar kualifikimin është Vëllaznimi. Gjakovarët, edhe pse u mposhtën si mysafirë të Drenicës, me rezultat 2:1, siguruan kualifikimin falë fitores që e pati shënuar në ndeshjen e parë në shtëpi, ndaj drenicasve, me rezultat 1:0.