Emrat e mundshëm si pasues të Murinjos
Inter
Trajneri portugez i Interit, Zhoze Murinjo, mund të largohet nga Italia në fund të sezonit. Portugezi është treguar shpesh jotolerant ndaj klimës futbollistike që mbretëron në Itali dhe është gati të përgatisë valixhet. Sipas së përditshmes sportive, padroni i Masimo Moratit po shikon përreth për të mos u gjendur i papërgatitur. Tre emrat janë ata të Laurent Blank, aktualisht trajneri i francezëve të Bordosë, që mbetet edhe kandidati kryesor, por edhe Rafal Benitez e Fabio Kapelo. Por për këtë të fundit, e kaluara e tij te skuadrat Juventus dhe Milani mund të jetë një pengesë në marrëdhëniet me tifozerinë zikaltër.
#