E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërhyrja ndaj Ramseit, e papranueshme

Fabregas & Venger

Kapiteni i Arsenalit, Fabregas, dhe trajneri i këtij klubi, Arsen Venger, nuk ishin aspak të lumtur me ndërhyrjen e Rajan Shoukros ndaj Aaron Ramseit. Ramsei theu këmbën në atë duel. Nga shumë analistë u përkufizua si një nga duelet më të ashpra të dekadës. Venger shprehet: “Mërzitem për Ramsein, dimë që është dëmtim i rëndë, i është nënshtruar operacionit në spital. Nuk dimë për sa muaj do të qëndrojë jashtë fushave. Ndërhyrja ishte e papranueshme, ne e dimë çfarë na pret, pasi është këmba e tretë e thyer, Abou Diaby, Eduardo dhe tani Ramsei”. Fabregas, nga ana tjetër, tha: “Nuk di çfarë të them, por lojtarët e Arsenalit janë pak të mbrojtur”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›