E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliminohet Suedia e Asllanit

Përfaqësuesja e femrave të Suedisë në futboll, për të cilën luan Kosovare Asllani, të premten është eliminuar nga Lojërat Olimpike ‘Londra 2012’.

Ekipi i futbollistes kosovare është eliminuar në çerekfinale nga përfaqësuesja e Francës, e cila e fitoi këtë duel me rezultat 1:2.

Asllani ka luajtur rreth gjysmë ore në këtë takim. Ajo është inkuadruar në lojë në minutën e 58-të duke e zëvendësuar Jakobsson. Golat për francezet i kanë shënuar Georges dhe Renard, kurse golin e vetëm për suedezet e ka realizuar Fischer.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›