E Shtunë, 31 Tetor 2026

QPR kërkon Gallasin

Queens Park Rangers ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e qendërmbrojtësit të Tottenhamit, William Gallas ka njoftuar e përditshmja britanike Daily Mail të premten.

Menaxheri Mark Hughes ka angazhuar Ryan Nelsenin pas largimit të tij nga Tottenhami në fund të sezonit të shkuar por kërkon një tjetër qendërmbrojtës me përvojë. Gallas sikurse Nelsen është 34 vjeç dhe ka edhe një vit në kontratën e tij me Tottenhamin me pagë prej 60 mijë funtesh në javë.

Klubi londinez thuhet se dëshiron ta largojë Gallasin për të zvogëluar mesataren e moshës në skuadër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›