E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli vlen sa Juventusi

Përforcimi i ri i Napolit, mesfushori kosovar Valon Behrami është shprehur i lumtur me vendimin për t’ju bashkua skuadrës nga San Paolo. Behrami gjatë janarit të këtij viti ishte shumë pranë kalimit në Juventus por vendosi të qëndrojë te Fiorentina prej ku muajin e kaluar nënshkroi me Napolin.

“Për mua Napoli vlen sa Juventusi, në gjithçka. Për mua Napoli është top klub. Kështu mendoj. Juventusi në letër ka diçka më tepër por besoj se Napoli ngadalë mund të reduktojë dallimin”, deklaroi Behrami për mediet italiane.

Më 12 gusht, Napoli takohet me Juventusin në Superkupën e Italisë në Pekin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›