E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani për Scudetto edhe pa Ibrahimoviçin

Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato është shprehur optimist se skuadra do të luftojë për titullin e kampionit në Serie A, pavarësisht largimit të Zlatan Ibrahimoviçit dhe Thiago Silvas gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Skuadra jonë është e gatshme të fitojë, edhe pa Ibran dhe Thiagon. Jemi të fuqishëm në çdo rol dhe nëse mbetemi të bashkuar mund të dhurojmë spektakël”, tha Pato i cili tregoi edhe preferencën e tij sa i përket numrit të fanellës.

“Dua të mbetem këtu për një kohë të gjatë dhe numri 9 do të më sjell fat”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›