Liverpool mposht edhe Boltonin

Liverpool po rikthehet në formën e dikurshme. Pasi mposhti javën e kaluar Arsenalin, “The reds”, sot në shtëpi shënuan fitoren 3-1 ndaj modestëve të Boltonit.
Liverpool e nisi furishëm këtë ndeshje që nga minuta e parë, ndërsa mjaftuan që të kalojnë vetëm 15 minuta kur Kuyt asiston bukur për Henderson i cili realizon për 1-0. Pjesa e parë pati edhe disa raste tjera, por u përmbyll me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë, sërish protagonist Liverpool ndërsa mjaftuan vetëm dy minuta konkretisht minuta 52-të dhe 53-të, për të shënuar edhe 2 gola tjerë për rezultatin përfundimtarë 3-0. Golashënues ishin, Skrtel dhe transferimi i ri Adam. Ndërkaq golin e vetëm për mysafirët e shënoi kroati Ivan Klasnic. Liverpool pas 3 javësh ka të marrë 7 pikë.