Messi, kapiteni i ri i Argjentinës

Alejandro Sabella, trajneri i kombëtares argjentinase të futbollit, ka vendosur që kapiteni i ri i Argjentinës te jetë Lionel Messi. Në këtë mënyrë, ylli i Barcelonës do t`i marrë shiritin shokut të tij në ekipin spanjoll, Javier Mascheranos.
Lajmin e ka bërë të ditur Sabella, para se të udhëtonte në Kalkuta, ku do të drejtojë Argjentinën për herë të parë në ndeshjen ndaj Venezuelës ditën e premte. Messi ka mbajtur më parë shiritin e kapitenit në kombëtaren “albiceleste” në takimin ndaj Greqisë në botërorin e vitit 2010.