E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho refuzon ftesën e trajnerëve të UEFA-së

Është përsëri Jose Mourinho, ai që bëhet temë e mediave sportive. Kësaj radhe jo me skandalet e tij fizike por me refuzimin që i bëri Forumit të trajnerëve më të mirë të UEFA-së. Takimi do të mbahet me 31 gusht dhe 1 shtator.
 

Kjo ngjarje mbahet rregullisht që nga viti 1999 dhe mbledh trajnerët më prestigjioz të Evropës ne mënyrë që të shkëmbejnë përvojat dhe për të diskutuar për futbollin në përgjithësi.
 

Ky refuzim i Mourinhos konsiderohet të jetë si shenjë proteste pas dënimit prej 3 ndeshje nga komisioni i apelit të UEFA-së.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›