E Diel, 1 Nëntor 2026

Eliot Engel: 20 vite me pare askush nuk do ta imagjinonte Shqiperine ne NATO

Uashington, 2 prill, 08:40, NOA - Ligjvënësi amerikan Elliot Engel, një nga anëtarët kryesorë të Komisionit të Jashtëm të Kongresit dhe kryetar i Grupit për Çështje Shqiptare në Kongres, e përshëndeti dje Shqipërinë për anëtarësimin në NATO.

“...E përshëndes Shqipërinë për marrjen e vendit të merituar në NATO, përkrah vendeve të tjera demokratike anëtare të Aleancës. Vetëm 20 vjet më parë, askush nuk mund të parashikonte se Shqipëria, dikur një nga vendet më të mbyllura të Evropës, do të bëhej një ditë anëtare e Aleancës së Atlantikut Verior. Kjo është një ditë e madhe për shqiptarët kudo qofshin dhe një tjetër hap përpara për sigurinë në Evropë”, - thuhet në deklaratën e Engel.

Sipas tij, Shqipëria, që ka çuar trupa të Irak, Afganistan dhe Bosnje, ka marrë tashmë përgjegjësitë si anëtare aktive e NATO dhe një partner europian tek i cili mund të mbështetesh. Anëtarësimi i saj në NATO është një tjetër fakt që tregon për kontributin e saj pozitiv ndaj sigurisë.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›