Pozita dhe opozita, ne dy mitingje per anetaresimin ne NATO

Tiranë, 2 prill, 11:55, NOA – Opozita dhe mazhoranca do të festojnë me dy mitingje të ndara aktin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO gjatë fundjavës.
Burime nga të dyja kampet politike, bëjne me dijeni se kanë përgatitur festime përkatëse në kuadrin e datës 4 prill, kur në Samitin e Strasburgut Shqipëria do të renditet si anëtare me të drejta të plota me vendet e tjera të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Bashkia e Tiranës, nga ana e tij, ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen koncertit të madh festiv, të shtunë, në datën 4 prill, ku ka ftuar shumë këngëtarë të njohur dhe grupe muzikore.
Ndërsa një tjetër koncert i madh do të zhvillohet një ditë më pas, e cila bie e dielë, nga qeveria në sheshin “Skënderbej”.
n.e/NOA