E Diel, 1 Nëntor 2026

Juve del nga “errësira”, fiton ndaj Parmës

Ekipi i Çiro Ferrarës ka marrë një tripikësh tepër të çmuar në transfertën e “Tardinit” përballë Parmës, duke kaluar përkohësisht në vendin e dytë, në pritje të Milanit, që në orën 20:45 do të presë në “San Siro” Xhenovan.“Zonja” mposhti vendasit 2-1, me gola të Salihamixhiç që në minutën e tretë dhe autogoli  Kastelinit në të 39-tën, duke e bërë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të Amoruzos në minutën e 25-të.Një fitore me vuajtje për Juven, pasi rej minutës së 74-t u detyrua të luajë me dhjetë lojtarë, pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Kaseres. Tashmë Ferrara mund të marrë frymë i qetë dhe të përqendrohet në përballjen vendimtare me Milanin në fundjavë.Parma 1 – 2 Juventus, (Amoruzo 25’ / Salihamixhiç 3’, Kastelini 39’ a.g)Parma (3-5-2): Mirante 6; Dellafiore 6,5, Panucci 6, Zaccardo 6; D.Zenoni 6,5, Dzemaili 6, Morrone 6, Galloppa 5,5 (81’ Paloschi), Castellini  5 (66’ Bojinov 5,5); Biabiany 6,5, Amoruso 7. (Pavarini, Antonelli, Lunardini, Budel, Lanzafame). Trajner: GuidolinJuventus (4-4-1-1): Manninger 6,5; Caceres 5, Legrottaglie 5, Chiellini 7, Grosso 5; Salihamidzic 6,5 (79’ De Ceglie), Poulsen 6, Melo 5,5, Marchisio 6; Diego 6(74’ Grygera 6); Trezeguet sv (22' Amauri 5,5). (Chimenti, Tiago, Giovinco, Del Piero). Trajner: FerrarGjyqtar: RizzoliKartonë të verdhë: Marchisio (J), Melo (J), Grosso (J), Morrone (P), Dellafiore (P)Karton i kuq: 73’ Caceres (J)                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›