E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elis Bakaj gjen golin e dytë për këtë sezon tek Çernomorets Odesa

Elis Bakaj ka gjetur veten tek Çernomorets Odesa, kjo për faktin se sezoni i i ri ka nisur mbarë për mesfushorin me tipare sulmuese të ekipit kombëtar shqiptar. Të shtunën Çernomorets Odesa ka barazuar 1-1 në fushën e tij ndaj Karpatit. Bakajt i kanë mjaftuar vetëm 3 minuta lojë për të gjetur goli, por shumë shpejt miqtë arrijnë të barazojnë rezultatin. Gjithsesi ky gol i Elis Bakajt pati vlerën e një pike për Odesën. Ky gol i Bakajt është i dyti në këtë sezon të ri në Ukrainë i cili ndodhet në javën e pestë. Tek Çernomorets Odesa përveç Bakajt ndodhet edhe mbrojtësi Kristi Vangjeli, por korçari ende nuk është aktivizuar për këtë sezon, pasi është në fazën e rikuperimit të një dëmtimi që e mban larg fushave prej disa muajsh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›