Pogradeci, humbet minimalisht ndaj Apolonisë
Pogradeci - Aplonia 0-1
Kjo është humbja e dytë në pak ditë për Liqenorët në miqësoret e zhvilluara në shtëpinë e vet
Nga NDERIM GOCI
Pogradecarët kanë humbur sërish para sportdashësve të vet. Këtë herë ata janë mposhtur nga skuadra e Apolonisë me rezultatin minimal 1-0. Golin për miqtë e ka shënuar Rama në minutën e 24-të të pjesës së parë. Ka qenë një ndeshje barabartë, por me rivalitet të lartë. Si vendasit ashtu edhe miqtë janë afruar disa herë portave respektive, por kanë qenë të pasaktë në finalizim. Përfundimisht ndeshja është fituar nga fierakët e drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka. Në përbërje të formacionit pogradecar janë aktivizuar kryesisht futbollist 19vjeçar, por që premtojnë për të ardhmen e futbollit të qytetit të tyre. Humbjen e fundit skuadra vendase e pësoi sërish nga një skuadër superlige, siç është Kastriotit i Krujës, po me rezultatin 1-0.
