E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elisabeta Kanalis, në Francë prezantohet si “Madamë Kluni”



Elisabeta Kanalis zbarkon edhe në Francë. Në numrin e nëntorit të revistës “Fhm” kopertina i dedikohet “Madam Kluni”-t, italianes së preferuar tw Xhorxhit. Por jo vetëm kopeërtina... edhe në faqet e brendshme rrëfehet biografia e saj, e shoqëruar nga disa fotografi të mrekullueshme. Bëhet fjalë për disa fotografi, jo të kohëve të fundit, por përfundimisht seksi dhe provokante, në të cilat velina pozon toples. Tashmë gazetat dhe revistat e thashethemeve, nuk flasin për gjë tjetër, veçse për historinë romantike mes Klunit dhe bukuroshes italiane Kanalis. Lëvizjet e tyre janë të dokumentuara nga paparacët dhe çdo gjë e re, sado e vogël, kthehet menjëherë në lajm. Nëse historia është e vërtetë ose jo, në çdo rast Elisabeta dhe Xhorxh e dinw që për ta flitet shumë. Në Francë, “Fhm” ka vendosur t’i dedikojë kopertinën e muajit të ardhshëm, vajzës bukuroshe që i mori mendjen aktorit amerikan. Edhe pse më pas historia e tyre ironizohet, publikohen imazhe të zgjedhura nga arkiva e Elisabetës, me poza sensuale dhe seksi.

1 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›