E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robi Uilliams dëshiron të martohet me të dashurën



Ylli i muzikës pop, Robi Uilliams, dëshiron aq shumë të martohet me të dashurën e tij Aida Fild, por aktorja refuzon vazhdimisht.
“Aida e dashuron Robin me gjithë zemër dhe do të bënte gjithçka për të, përveçse të ecë para altarit. Tema e martesës është shfaqur që në muajt e parë të lidhjes. Ky është një hap i madh përsa i takon Robit. Ai ka kuptuar se ka takuar të duhurën”,- ka thënë një burim pranë çiftit. “Ai do të dëshironte martesë. Vërtet kjo do ta bënte jetën e tij komplete, pas gjithë çmendurisë që ka kaluar. Por Aida ka parë nënën e saj duke u divorcuar dy herë dhe është e njohur me dhimbjen që kjo shkakton. Ajo nuk dëshiron të ecë në të njëjtën rrugë”,- ka thënë burimi për revistën britanike “More”.

1 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›