Tërmeti, 75 të vdekur në Indonezi
Zyrtarët indonezianë bënë të ditur se të paktën 75 persona janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë ngujuar nën ndërtesa nga tërmeti i fuqishëm në ishullin e Sumatrës. Zëvendëspresidenti Jusuf Kalla shpalli vdekjen e tye në një konferencë për gazetarë pas tërmetit prej 7.6 shkallë rihter që goditi qytetin bregdetar të Padangut.
Qendra e Paqësorit për Cunami ka lëshuar një paralajmërim për shtatë vende, por më pas e kanë tërhequr paralajmërimin. Më herët, një tërmet nënujor, në shkallë prej 8.0 të rihter ka shkatuar një cunami që ka lënë më shumë se 100 persona të vdekur në ishujt Samoa dhe në ishullin Tonga.
Negociatat
Ahmadinexhad: “Do të vëmë në provë SHBA-të”
Negociatat që do të zhvillohen sot në Gjenevë mes Iranit dhe grupit të vendeve “5+1” do të shërbejnë për të vlerësuar sa të sigurta janë qeveritë e këtyre vendeve për të vazhduar me parullën e tyre të ndryshimit. Deklarata është bërë nga presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad, i cili i është referuar në veçanti administratës amerikane të drejtuar nga presidenti Barak Obama. “Bisedimet do të shërbejnë për të vënë në provë disa vende të caktuara, për të parë se sa të sinqerta janë ndaj respektimit të ligjit dhe drejtësisë”,- ka pohuar Ahmadinexhad.
Vizat
Barro: “Liberalizimi, thelbësor për integrimin e Ballkanit”
Komisionari i Bashkimit Europian për drejtësi, Zhak Barro bëri të ditur se një delegacion i BE-së do të bëjë kontroll në muajin e ardhshëm për të parë nëse vendet e Ballkanit kanë përmbushur kushtet e nevojshme për regjim të lirë vizash. Barro ka thënë se heqja e vizave është hapi thelbësor në rrugën e rajonit ka integrimi në BE. Komisionari i Bashkimit Europian për drejtësi i ka bërë këto komente në Mal të Zi, ku ka shkuar pas vizitës së tij në Serbi. Këto dy shtete dhe Maqedonia pritet të marrin dritën jeshile për lëvizje të lirë në BE, që nga janari.
1 Tetor 2009