E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zeta Xhons harron se burri i saj është më i vjetër

Kethrin Zeta Xhons thotë se ajo ndonjëherë harron se burri i saj Majkëll Daglas është 25 vjet më i vjetër se ajo. Aktorja 40-vjeçare thotë se lidhja e saj me Majkëll Daglas funksionon mirë pasi ai nuk është më i fokusuar në karrierë siç është ajo dhe mund të qëndrojë në shtëpi me fëmijët e tyre Dilan, nëntëvjeçar, dhe Keris, gjashtëvjeçare, ndërsa ajo është në punë. “Nëse dikush nuk ma kujton se ai është 25 vjet më i vjetër, nuk mendoj për këtë gjë. Ai e ka kaluar gjithë jetën duke aktruar dhe tani mund të qëndrojë ulur dhe të mos ndjehet aq i shqetësuar për karrierën e tij. Kjo funksionon shumë mirë me fëmijët, ai duke qëndruar në shtëpi dhe unë duke punuar, dhe e kundërta”, ka thënë aktorja. Kethrin së fundmi tha se nuk i pëlqen meshkujt më të rinj se ajo, pasi ata janë shumë egoistë dhe prepotentë.

14 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›