E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliza Dushku, lidhje romantike me Rik Foks



Eliza Dushku ka konfirmuar se po përjeton një lidhje romantike me ish-bashkëshortin e modeles së njohur Vanesa Uilliams, Rik Foks.
Aktorja me prejardhje shqiptare ka thënë se ajo dhe ish-ylli i basketbollit janë miq prej një kohe të gjatë, megjithatë vetëm sivjet kanë mundur ta finalizojnë miqësinë me dashuri. “Po mundohemi t’i baraspeshojmë gjërat dhe ta njohim njëri-tjetrin, duke llogaritur edhe angazhimet e mëdha në punë. Po i marrim gjërat një nga një dhe po ia kalojmë mirë”, ka thënë Dushku për revistën amerikane “TV Guide”. Prej disa muajsh ata shfaqen së bashku në publik, hera-herës duke u argëtuar e qeshurRik ka një djalë nga martesa me ish-bashkëshorten Vanesa.

16 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›