Leona Levis, këngëtarja goditet nga një fans
Ka qenë vërtet i tmerrshëm momenti kur një fans qëlloi me shpullë triumfuesen e “X Factor” në Angli në vitin 2006 Ndërsa po linte autografë për librin e saj autoboigrafik ”Dreams” një djalë 29 vjeçar iu afrua dhe e qëlloi me shpulla në fytyrë dhe kokë. Sigurimi dhe i fejuari i saj menjëherë u afruan, ndërsa Levis u dërgua në ugjencë. Një dëmshmitare e quajtur, Emili Ros 21 vjeçe, ka rrëfyer për “The Sun”: “Ishte e tmerrshme. Ai personi po priste rastin e duhur për të goditur fort Leonën. E pashë teksa qante dhe mbulonte fytyrën nga frika. Sigurimi iu afrua agresorit, ndërsa Leona u largua duke vrapuar”. Një zëdhënës i këngëtares tha se Levis ishte frikësuar shumë dhe mendohet se veprimi ishte planifikuar orë më parë. Policia nuk ka bërë të ditur as emrin e agresorit, ndërkohë po punohet ër të ditur shkaqet që e shtynë 29-vjeçarin të sulmonte këngëtaren.
16 Tetor 2009