E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kunderpergjigjet Olldashi Thashetheme asgje zyrtare

"Gjëja e parë që duhet verifikuar është burimi, nuk kemi asnjë konfirmim zyrtar nëse ky ështqë vertet një burim nga ambasada amerikane apo është një spekulim i hedhur përmes Wikileaks-it, kjo mbetet për t'u parë. Përpjekja për të më implikuar mua dhe z.Basha, si dy nga kriminelët e mëdhenj të këtij vendi më duket shumë  qesharake, më duket qesharake sepse  në rast se do të ishte e tillë, do të thonim qe punët e Shqipërisë qenkan shumë të zgjidhshme, paskemi zgjidhur të gjithë telashet, unë me Lulin  bashkë  e paskemi të gjithë problemin e këtij vendi dhe mund ta zgjidhim shumë kollaj.

Pavarësisht burimit opo spekulimit, momentin që një ministër përmendet për akuza të tilla mostruoze, kjo meriton një shqyrtim dhe unë jam plotësisht i gatshëm të vihem në dispozicion qoftë të institucioneve, duke filluar nga institucionet e drejtësisë, jam i gatshëm të raportoj përpara Kuvendit të Shqipërisë, jam i gatshëm të raportoj përpara Kryeministrit, dhe jam i gatshëm të raportoj përpra cdo qytetari shqiptar mbi 18 vjeç"-tha ministri i Transporteve Sokol Olldashi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›