Elizabete II 60 vjet ne fronin britanik

Sot mbushen 60 vjet që nga momenti kur Mbretëresha Elizabetë e Anglisë hipi në fron, pas vdekjes së të atit, Mbreti George VI. Me këtë rast Britania është përfshirë në festime për jubileun e shënuar. Mbreteresha ka zhvilluar nje vizite ne shkollen Norkfolk. Elizabeta II e Anglisë e mori fronin në shkurt 1952 në moshën 25 vjeçare. Në vitin 1947 ajo u martua me Phillip Mountbatten me të cilin ka katër fëmijë, Princin e Walesit, Charles, Princeshën Anne, Dukën e Jorkut, Princin Andreë dhe Princin Edward të Wessex-it. Ajo është një ndër monarkët që kanë sunduar më gjatë në Evropë.Gjatë qëndrimit në fron, Mbretëresha Elizabetë ka përjetuar ndarjen e Princesësh Anne me Mark Phillips, Princit Andreë me Sarah dhe Princit Charles me Princeshën Diana. Sipas publicistit, Charles Kidd, këto kanë qenë goditje të forta për mbretëreshën. “Mbretëreshës i është dashur të ballafaqohet me prishje martesash në familjen mbretërore. Ajo është edhe kreu i Kishës Anglikane dhe besoj se një gjë e tillë e ka prekur, por duhet ta pranojmë se edhe pjesëtarët e familjes mbretërore janë njerëz”, thotë ai. Analistë të mbretërisë si Charles Kidd mendojnë se vëmendja që ajo i kushton protokollit mbretëror mund të ketë fshehur dhe zbehur rolin që ajo ka luajtur për modernizimin e monarkisë. Sipas stilistëve, një ndër arsyet e popullaritetit të mbretëreshës është edhe sensi i saj i stilit. Në këtë përvjetor Mbretëresha do të ndjekë festime të bujshme, ndër të cilat një koncert në Pallatin Buckingham, një paradë në lumin Tamiz, ku anija e Mbretëreshës do të kryesojë një flotilje me një mijë anije. Festimet do të kurorëzohen me një shërbesë falenderimesh në Katedralen e Shën Palit për 60 vjetorin e sundimit të Mbretëreshës Elizabetë II.