E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elozhi i se vertetes

do te premte nje subjekt per elozh


E verteta veritas ka ne te gjitha gjuhet etimologji interesante. Ne latinisht metohet se vjen prej vereor ne shqipen e vjeter pra ne gegnisht vroe ose droe qe domethene me pase frike me drashte. Por mund te rrjedhe edhe prej verbum ne kuptimin e fjales se misheruar Krishtit.


Pra e verteta ne boten latine ishte ajo qe jepej nepermjet mesimit te lajmit te mire dhe te paraboles se Mesise. Prej parabole mandej eshte vertetuar se rrjedh edhe parlare pasi ne fillim me fole ishte me rrefye parabola parabolare. Kjo veritas ka karakter narrativ cka na ben me mendue se identiteti ne thelb eshte perseritje e nje narracioni.


Ne gjuhet e vjetra gjermanike e sic vjen deri tek anglishtja e sotme rrjedh prej triee besnikeri e korrektesi qe ne shqip eshte gjeja me e afert me bese. Dhe ne fakt ne gjuhen shqipe ne kohe pagane e verteta nuk ishte gje tjeter pervecse besa. Besa qe ne mitin e Kostandinit eshte nje arsye per te jetuar madje edhe pas vdekjes. Pra e verteta qe te kerkon edhe kur vdes bartesi i saj. Ne serbisht istina lidhet me sanskritishten as lat. est shqip asht eshte qe domethene me marre fryme dhe me jetue.


Ne greqishten e vjeter aletheia zbulese edhe ne kuptimin e shpalosjes. Heidegger e lidh me ekzistencen si hapje ndaj qenies pra e verteta jo si pershtatje por si zbulese ose zbulim i entit qe shpaloset duke dale prej errnive zanafillore prej te cilave qe mbeshtjelle. Qendrimin e Heideggerit me ate absolutizant te Hegelit sipas te cilit e verteta eshte ajo cka vete-leviz brenda vetes mund ta ndermjetesoje kumti i orakullit njih vetveten.


Njih vetveten sdo te thote qe ti je e verteta por se ate pjese qe ti mund te kesh tek e verteta duhet ta kerkosh jo jashte por brenda vetes. Ne te vertete kur Ponc Pilati e pyeti Krishtin se ceshte e verteta nuk donte ta degjonte pergjigjen. Pasi ishte pikerisht ai qe i lau duart nga e verteta.


Me shume se filozofia qe duke interpretuar na largon prej se vertetes eshte letersia ajo qe duke na bere te besojme gjera irreale na afron me frymen e se vertetes pasi na meson te besojme.
Qendrimet e filozofeve te medhenj ne lidhje me te verteten jane te gjitha ne funksion te sistemit te tyre. Prandaj Nietzsche ka thene me ironi se cdo filozofi eshte nje autobiografi.


Gjene me te shtrember qe kam lexuar ne lidhje me te verteten e ka shkruar Jean Braudillard Simulakrumi nuk eshte kurre ajo cka e fsheh te verteten - eshte e verteta qe fsheh se nuk ka te tille. Simulakrumi eshte e verteta. Kjo eshte si te thuash qe mohimi eshte pohimi.


Por ky nuk eshte problem i se vertetes thjesht tregon karakterin e epokes ne te cilin jetojme. E verteta eshte pohuese edhe vete mohimi qe eshte i vertete pohon nje te vertete pra eshte pohim. E verteta eshte pohuese pasi vete qenia eshte pohuese. Hici nuk thote jam.


shte fryma e keqe e epokes qe meqe nuk ka ne thelb dicka per te pohuar mohon gjithcka pra epoka eshte nihiliste.


Per sa u tha me lart te gjithe mund te thone se asnje prej etimologjive te se vertetes nuk eshte e sigurt. Am edhe keto shpjegime jane pjese e nje miti mbase mitit me te madh ne historine e arsyes atij te se vertetes. Miti ose narracioni i shenjte i se vertetes eshte nje mit klasik pra nuk duhet ngaterruar me mitet moderne ose postmoderne.


Nese miti klasik bazohet tek e verteta e besimit miti modern bazohet tek genjeshtra e mosbesimit. Duke e shpallur besimin si te rreme miti modern i kunderve kerkimit te se vertetes qe eshte kerkim absolut pergenjeshtrimin e nje hollesie. Dhe pergenjeshtrimi e krijon genjeshtren.


Sot e verteta ndahet dysh e vertete e shkences dhe e vertete e besimit. Por qe te dyja kane nje paradigme te vetme qe eshte kerkimi i se vertetes njohja e vetes. Ky kerkim mendohet se eshte i pafundem dhe rrok te gjitha breznite e njerezve dhe te gjithe hapesiren dhe kohen qe jeta jone arrin me rroke.


ka cuditerisht domethene se vetja eshte e pafundme


E verteta eshte aq e madhe sa para asaj edhe universi duket i njekahshem ose i njeanshem ose i pjesshem.


Por shkencetari qe mat gjithmone me te voglen a nuk e ndjen edhe ai madheshtine qe ndjen besimtari


Ne nje liber fantastiko-shkencor qe ende nuk eshte shkruar protagonisti ia kushton jeten kerkimit te se vertetes mbi nje ngjarje te se kaluares se tij. Ne kete menyre pas disa perpjekjeve sinkronike ai kupton se e vetmja menyre do ishte nje udhetim ne vendin dhe ne kohen e ngjarjes. Pra makina e kohes.


Nga fundi i pleqerise se tij e ka shpikur dhe perfeksionuar kete mjet qe leviz ne kater dimensione. Por ai nuk arrin ta gjeje te verteten edhe pasi kthehet mbrapa ne kohe... Nese kjo histori e ka nje moral ai mund te jete e vetmja e vertete e jetes eshte vete jeta. Ose e verteta nuk eshte ne nje te kaluar kur ende nuk te shqetesonte problemi i saj por eshte ky shqetesim qe ke sot.


Duke menduar per perpjekjet dhe vuajtjet e cdo njeriu qe njohim mendimi i pare eshte se te gjitha kane shkuar kot. Pasi kur te marre fund gjithcka tragjedine e njerezimit nuk do kete kush ta lexoje. A ndoshta shpeton e gjitha do gje eshte e shkruar me drite te pashuar. Mbase njeriu qe kthehet mbrapa ne kohe nuk gjen te verteten por gjen te gjallet. Gjen te gjallet e tij ate qe tash nuk ka. Ky takim eshte e verteta. E verteta pertej cdo interpretimi.


E verteta ka nje fytyre te tmerrshme... ka shkruar Hannah Arendt duke lexuar Kafkan. Ne shqipen e vjeter do thoshim e verteta ka nje fytyre te mnershme. A thua cdo jete e jona do digjet per ti dhene driten e vet nje gjeje qe ne nuk kemi per ta pare


Miliarda jete qe kaluan ne kete planet miliarda yje qe u dogjen e u shuan ne kete univers e dhane drite mbase per te ndricuar nje cast castin e fundit kur gjithcka do kete emrin e saj te vertete e mbase ne do shohim dhe do degjojme ne bartesit e perkohshem te atij zjarri ne percuesit e asaj drite mbase do deshmojme per veten dhe do lindim ne amshim.


Dhe atehere e gjithe shkenca jone do jete nje liber fantastiko-shkencor drejtesia jone do jete pema me e shtrember ne kopshtin e Edenit vdekja nje zgjim.
E verteta eshte fytyra e Zotit.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›