Elsa Lila këndon fjalët e qiriut
Grevistja më e njohur e grevës së urisë, këngëtarja Elsa Lila ka zgjedhur vargjet e Naim Frashërit për t’iu drejtuar protestuesve të mbledhur dje para çadrës së stacionuar para selisë ku drejton Sali Berisha. “Në mes tuaj kam qëndruar - E jam duke u përvëluar -Që t’u ap pakëz dritë - Natënë t’ua bëj ditë”. Sipas stilit të saj të njohur, me ndjeshmërinë e artistes dhe melankolinë e zërit, këngëtarja e njohur ka komunikuar emocionalisht me protestën sesa ka mbajtur një fjalim të mirëfilltë. “Ashtu si te “Fjalët e Qiriut” ashtu dhe ne jemi 200 qirinj që po tretemi dita-ditës për lirinë, paqen, kombin tonë, me shpresën për t’u dhënë të gjithëve dritë”, ka deklaruar ajo. Fjalët e saj japin idenë e një besimi të pastër në një kauzë politike që është paragjykuar.
#