Arkivohen Poli me Arin, Moza në plazh me Arjonin
Ish-banorja bukuroshe e “Big Brother 2” , Mimoza Krasniqi si destinacion të pushimeve duket se ka patur bregdetin shqiptar. Këtë e tregojnë disa foto ku ajo shfaqet me një tjetër ish-banor të “Big Brother 2”, Arjonin. Në fakt kjo nuk duhet të na çudisë aspak sepse pas pjesëmarrjes në reality-show-n e famshëm banorët u miqësuan shumë me njëri-tjetrin dhe falë kësaj miqësie ata kanë preferuar edhe të kalojnë ndonjëherë pushime bashkë apo të takohen nëpër klube. Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother” banorët e kuptuan menjëherë se tashmë privatësia e tyre nuk ju përkiste më atyre dhe kështu e kanë jetuar këtë verë duke parë veten pothuajse çdo herë nëpër media ku flitej për “aventurat” e tyre verore në bregdet apo nëpër party me shoqërinë. Radhën këtë herë e ka pasur dyshja Moza dhe Arjoni të cilët shfaqen së bashku në disa foto në plazh. Në fakt të dy ish- banorët sapo kanë mbyllur lidhjet e tyre që lindën brenda shtëpisë së “Big Brother”, Arjoni atë me Anjeza Haxhiajn dhe Mimoza lidhjen e saj me Polin dhe Arin. Lidhja e bukuroshes kosovare me Polin mori fund gjatë qëndrimit të saj në konkurrim ndërkohë që u përfol për një lidhje të mundshme me Arin. Edhe pse asnjëherë nuk dolën në skenë arsyet e vërteta të dy ndarjeve që pasuan njëra-tjetrën, nën zë ka ekzistuar gjithmonë se arsyeja e ndarjeve të Mozës ka qenë “trysnia” e ushtruar nga familja mbi vajzën e tyre dhe “pretendentëve” për të shpejtuar hapat e lidhjes apo të kontrollit total mbi të. E vetmja gjë e sigurt momentalisht është fakti që si Poli dhe Ari tashmë i përkasin të kaluarës së Mimozës dhe se statusi i tyre u bë shumë shpejt pas ndarjes nga “single” në “çift”. Gjatë verës ne ju kemi “servirur” foto të Polit me të dashurën në Dhërmi dhe të Arit me të dashurën e tij aktuale. Ndërkohë që për Mozën nuk kemi marrë vesh asnjë detaj të ri se si vazhdon jeta e saj private. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother” Mimoza Krasniqi u kthye në objektivin e disa prej meshkujve, banorë të cilët u joshën nga bukuria e 18 vjeçares. Të tillë kanë qenë Bjordi në fillim dhe më vonë Arjoni por siç duket për Mozën në atë kohë peshë më të madhe kishte lidhja e saj me Polin. Vetëm pas ndarjes me këtë të fundit, ishte Ari ai që do të tentonte të fitonte zemrën e Mozës por që edhe kjo tentativë do të dështonte dhe jo për faj të Mozës apo të Arit por fajet ju deleguan censurës që familja e Mozës vendoste mbi lidhjen e të rinjve.