E Diel, 1 Nëntor 2026

Elvir Muriqi: Gati për sfidën me Uds

Elvir Muriqi është i gatshëm për përballjen e 31 janarit kundër anglezit Klinton Uds. Boksieri kosovar beson te fitorja, një rezultat që do t‘i hapë rrugën për titullin IBF. Sipas tij, diktati i boksierëve si Uds, Roi Xhons Jr. dhe Antonio Tarver po "perëndon". "Jam i gatshëm për ty", ka thënë boksieri kosovar me nënshtetësi amerikane, duke i hedhur rivalit "dorashkën e sfidës". "Kosova Kid" nuk i fsheh ambiciet për të arritur te brezi i kampionit, që aktualisht mbahet nga Çad Dovson. 28-vjeçari, i cili ndodhet në vendin e 13-të në renditjen e IBF-së, shtoi më tej: "Dëshiroja të harroja humbjen e diskutueshme me Antonio Tarverin. Koha ime po vjen, ndërsa e Uds, Xhons Jr. dhe Tarverit po ikën. Kjo sfidë do të tregojë se cili boksier e meriton vërtet të jetë kampion i botës në kategorinë gjysmë të rëndë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›