E Diel, 1 Nëntor 2026

Vata rigjen golin pas tetë muajsh

Fatmir Vata rikthehet te goli pas tetë muajve. Shqiptari shënoi në ndeshjen e djeshme, por më shumë se sa për skuadrën, goli i shërbeu sulmuesit veteran për moral. Me gjithë rrjetën e barazimit të përkohshëm 1-1 në minutën e 39-të, TuS Kolbenz humbi 3-2 në fushën e St. Paulit. 37-vjeçari sapo është kthyer nga një dëmtim shumë i gjatë, që e detyroi të qëndronte për shtatë muaj jashtë fushave. Interesant është fakti se Vata gjen golin pas tetë muajve: ai ka shënuar për herë të fundit në Bundesligën II gjermane më 4 prill 2008, në barazimin 1-1 me Kikers Ofenbah. Ndërkohë, dje ka shënuar edhe një tjetër futbollist shqiptar, Panajot Kone (i cili ka pasaportë greke). Ish-lojtari i U-21 helene kaloi në avantazh skuadrën e tij Iraklis në të 19-ën, por miqtë e Thrasivulos barazuan me Kloros, vetëm 10 minuta më pas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›