Elvir Muriqi në ring më 31 janar

Elvir Muriqi do të rimgjitet në ring më 31 janar të vitit të ardhshëm, saktësisht shtatë muaj pas duelit të fundit të cilin e kishte humbur nga Antonio Tarver. Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i boksierit shqiptar, Joe DeGuardia, për të përditshmen prishtinase "Koha Ditore". Përballja e radhës e "Kosova Kid" do të zhvillohet në "Utopia Paradise Theater" në Bronks të Nju Jorkut, ndërsa emir i kundërshtarit nuk është bërë i ditur akoma.
Dueli i 31 janarit do të duhej ti shëërbente 28-vjecarit nga Peja për tu rikthyer tek fitorja pas humbjes kontraverse në duelin e tij të fundit përballë Tarverit si dhe për tu ngjitur akoma më lart shkallët e renditjeve botërore. Muriqi aktualisht renditet në mesin e 16 boksierëve më të mitë të botës në kategorinë gjysmë të rëndë dhe një tjetër fitore do të bënte që të ndritej edhe më lart në këtë renditje.