E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan-Boca Juniors, finalja e Botërorit

Milani mundi 1-0 japonezët e Uraua Red Diamond dhe u kualifikua për në finalet e Botërorit të klubeve kundër argjentinasve të Boca Juniors. Goli u shënua në minutën e 23-të të pjesës së dytë nga Seedorf. Finalja do të luhet të dielën e ardhshme 11:30 shqiptare.
GALIANI – "U treguam të zotë, Milani është në finale", - deklaroi administratori i deleguar, Adriano Galiani. "Nuk ishte e lehtë kundër Uruaas në pjesën e parë,- shtoi ai, - ishin agresivëm t përqendruar, për futbollin japonez kjo ndeshja ishte historike".
BERLSUKONI - I pari që telefonoi Galianin ishte bosi i Milanit, Silvio Berluskoni: "Sapo fola me presidentin, ishte shumë i kënaqur me rezultatin dhe provën e skuadrës". Së fundi edhe një mendim të shkurtër për Kaka: "Një ndeshje e jashtëzakonshme".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›