FIFA: “E ardhmja, topi me çip”

Përdorimi i topit "inteligjent" në të gjitha ndeshjet e FIFA-s është dhe objektivi i qeverisë së futbollit botëror. Eksperimentimi po bëhet në Botërorin e klubeve. Testet e filluara të mërkurën në Japoni me "topin me cip" në të vërtetë nuk janë të parat, pasi ato janë zhvilluar edhe në Botërorin U-17 në vitin 2005. FIFA dëshiron prej kohësh të përdorë këtë lloj topi për të eliminuar përfundimisht dyshimet "ishte gol nuk ishte gol", kur topi kalon vijën e portës ose jo.