E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i Këngës në RTSH është gjithnjë sukses

Të gjitha aktivitetet që realizohen sot në fushën e artit në një lloj mënyre janë sukses i kulturës shqiptare. Festivalet, shfaqet teatrore, panairet, ekspozitat, koncertet, festivalet e këngës pasqyrojnë përpjekjen e artistëve shqiptarë, e atyre që sot përballen me realitetin tonë, për të kontribuar me përkushtim në udhën e lodhshme të  krijimit. E parë në këtë këndvështrim dhe Festivali i Këngës në RTSH, është një sipërmarrje e vështirë, një punë e madhe, stresante  impenjative,

shpesh e pa imagjinueshme nga ai publiku që ndjek dhe nuk mundet ta perceptojë përtej skenës gjithë mundin, përpjekjen dhe dëshirën e organizuesve për të realizuar një festival sa më të mirë. Ajo që ndodh pas çdo festivali, ndonëse aktivitete të tjera janë realizuar shumë gjatë vitit, si një ritual i përvitshëm, i pashmangshëm, është komenti, ose një dëshirë e pandalshme për ta sfiduar festivalin, duke marrë si referim të shkuarin, i cili në të njëjtën kohë një vit më parë është gjendur në rrethana të ngjashme. Kritika e munguar, e kërkuar gjatë vitit, për shumë aktivitete të realizuara  ndoshta më dobët  se festivali shfaqet fuqishëm, e stimuluar nga fakti se kënga është gjinia më e thjeshtë, më e  kuptueshmja dhe fakti se të gjithë kanë lehtësi të flasin, komentojnë e diskutojnë për të. Kjo thjeshtësi e këngës mbetet një motiv për ta vendosur festivalin para një kritike shpesh personale, nisur nga hatërmbetjet, hiletë e prapaskenat që për hir të së vërtetës shoqërojnë botën muzikore, e në një vend si i yni janë akoma më të ndjeshme. Pas një periudhe të gjatë izolimi kemi shansin apo kënaqësinë e përfaqësimit në një festival Europian, që përbën një ngjarje të mirë për krijuesit e muzikës së lehtë, një stimul, që në disa vite duket se e shndërroi festivalin në një ankth për të shkuar në Eurovizion. Ky ankth niste me këngët dhe po ta shohësh fenomenin me pasion, krijuesit dhe këngëtarët kanë të drejtë të luftojnë në thonjëza, për një sukses të tillë. Është normale që kjo trysni e bën më të fortë konkurrencën, është normale që bota e artit është një botë e vështirë me suksese dhe zhgënjime, ku të ndihmon talenti, puna, po shpesh fati dhe miqtë. Është absurde të kërkosh sot që drejtësia apo ndërgjegjja të jetë në ato nivele, sa për hir të përfaqësimit të Shqipërisë në Europian, festivali të jetë një konkurs i kulluar, që të kujton mendësitë qesharake të dikurshme të njerëzve për  komunizmin utopik e ndërgjegjësimin. Kështu gjithë konkurrentët janë në një garë ku që në momentin e nisjes e deri në mbërritje mund ti japin kundërshtarit një të shtyrë. Territori që do zaptojnë janë çmimet dhe Eurovizioni. Sa më e fortë të jetë dëshira për pjesëmarrje, aq më shumë do rritet tensioni dhe konkurrenca. Sigurisht që festivali në organizimin e tij merr parasysh gjithë fenomenin dhe duhet të reagojë ose ti përkushtohet shmangies e minimizimit të mundësisë për abuzim në të gjitha format. Nga ana tjetër festivali është një arritje, pasi u jep mundësi këngëtarëve të ngjiten në skenë, të bëjnë publik talentin dhe krijimin dhe historia e këngës ka treguar se shpesh këngë që nuk kanë fituar kanë jetuar më gjatë. Ky është një ngushëllim paksa fëmijëror, megjithatë midis dy alternativave, pjesëmarrjes dhe mungesës, është sigurisht më e mira . Po të ndalemi tek ky apo të tjerë festivale krijimtaria, këngët, tekstet, meloditë, orkestracionet vijnë natyrshëm. As  organizuesit e askush tjetër nuk është në gjendje të ndryshojë prurjen, e cila lidhet me mijëra detaje dhe është pasqyrim i kohës, situatave, që lidhet me të shkuarën shqiptare dhe nuk  ndikohet  nga organizimi. Ka të tjera politika afatgjata që ndikojnë në krijimtari. Këngët vijnë natyrshëm dhe organizatorët duhet të mundohen ti renditin denjësisht në konkurrim profesional dhe vetëm profesional. Për sa i përket elementëve të tjerë të spektaklit që shpesh shoqëron festivalet mendoj se spektakli ka qenë i realizuar pothuajse gjithnjë mirë. Festivali i 48 në të vërtetë ka nxjerrë në pah krijimtarinë, pra kishim një shfaqje në funksion të këngës. Primare është kënga dhe spektakli i shërben asaj. Festivalet e këngës kanë evidentuar gati gjithnjë realizime të mira për sa i përket skenarit, skenografisë, regjisë. Megjithatë, elementet e tjera janë dytësore, gjithë përkushtimi , madje vetë spektakli shpaloset me qëllim evidentimin e këngës. Për sa i përket regjisë, asnjë regjisor nuk do mundte të ndikonte tek tekstet apo këngët. Politika kulturore mund të sillnin të tjera krijime të kompozitorëve të njohur, po në lirinë e sotme askush nuk detyron pjesëmarrje. Regjisori dhe stafi organizues është përgjegjës për realizimin, për përzgjedhjen e këngëve pjesëmarrëse, po ata dhe askush tjetër nuk mund të ndikojnë në tekste e melodi. Kjo është një nga veçoritë e artit.  Shtëpia botuese mund të realizojë një kopertinë të bukur të librit, po përmbajtjen e ka shkruar shkrimtari, në një moment të caktuar, ashtu si e ka ndjerë. Mendoj se me gjithë rëndësinë  e paraqitjes, e rëndësishme është përmbajtja. Nga festivali kërkojmë përmbajtjen që është kënga, dhe kopertinën që është spektakli i cili vështirësohet kur i kënduari është live. Regjisori Osman Mula i përket regjisorëve muzikantë, të cilët e njohin këngën dhe gjatë gjithë krijimtarisë së tyre, ushtrimit të profesionit priren drejt novacionit. Talenti dhe dëshira për të shprehur diçka të re, për të qëndruar larg shablloneve mundet ti japë shpesh realizimit një lloj spontaniteti dhe improvizimi. Në këtë sens dhe të rinjtë gjejnë hapësirë në festival. Ajo që më befasoi ish sensi i kritikës ndaj vetes ,një koment i sinqertë i punës së këtij regjisori , të cilin rrallë një artist arrin ta bëjë. Përkushtimi dhe talenti i regjisorit Mula  ka qenë gjithmonë i dukshëm. Për më tepër festivali ishte live, dhe ky është treguesi më i mirë. Një festival me superpozim jep një spektakël të përsosur. Ajo që na intereson është kënga. Tekstet e këngëve  ndoshta janë më problematikë, shpesh të thjeshtë, rutinë, pa shumë ndjenjë, duket se muzika e orkestracioni janë para tyre. U diskutua shumë për të kënduarit live dhe mesa duket po realizohet ajo që mundet, ndoshta dhe nga një pjesë e orkestrës që është një element në dukje paksa i lodhur i festivalit. Ajo që ndryshonte nga festivalet e mëparshme dhe na jep një leksion të fuqishëm në festivalin e 48 ish skenografia. Dukej se ftonte në atë që kam përmendur  shpesh, përkrahje  të artistëve të talentuar e të përkushtuar që na kanë dhënë modele të shkëlqyera deri më sot të skenografisë, po që ky festival dukej se nuk e evidentoi. E ngarkuar, shpesh me teprime, ngjyra e figura pa lidhje me përmbajtjen e këngës shfaqeshin pas këngëtarit Megjithë respektin për të huajt, përshëndes skenografët shqiptarë. Festivali është një eveniment shqiptar, ku mendoj se dhe drejtori i fotografisë duhej të ishte shqiptar. Mekanizmi që mund ta disiplinonte festivalin është juria , një pjesë mjaft e rëndësishme e gjithë aktivitetit . Eksperiencat kanë treguar problemet e mëparshme të festivaleve, ndoshta të ndikuar prej tyre duhej të ish vepruar ndryshe  me jurinë. Kish një mënyrë për ta bërë renditjen më transparente. Juria duhet të jetë një juri profesionistësh, të fushës së muzikës, kam parasysh kompozitorë, njerëz që përballen me vlerësimin  dhe personaliteti, aftësia, reputacioni, nuk u lejon të devijojnë nga profesionalizmi. Imagjinoj në radhët e jurisë personalitete pa dashur të përmend emra, në pamundësi për të gjithë, apo studiues që njohin veçoritë, historikun, rrugën e muzikës shqiptare ndër vite, që kanë një bagazh profesional që lidhet me krijimtarinë muzikore, duke e bërë vlerësimin objektiv si pasqyrë e profesionalizmit dhe aftësisë së tyre para një publiku. Juria kërkon personalitete, reputacioni i të cilëve është më i rëndësishëm  se trysnia e konkurruesve për të shkuar në Eurovizion. Kjo juri  tërësisht e përgjegjshme do jepte vlerësime të sakta dhe nuk do kishim fenomenin e çuditshëm, ku një këngë mjaft  e realizuar me shumë profesionalizëm të vlerësohej nga një anëtar me dy pikë të vetme. Kënga e Bojken Lakos ish ajo që evidentoi faktin se juria nuk ish në terezi. Jo, vetëm kaq , kjo këngë, e cila u rendit larg vendit që merito

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›