E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protagonistët e letërsisë shqipe, në pritje të çmimeve kombëtare të letërsisë

Juria do të vlerësojë veprat e botuara në 120 shtëpi botuese gjatë vitit 2009 Ditët e fundit të janarit sjellin dhe vlerësimin e protagonistëve të letërsisë shqipe. Çmimet e përvitshme të letërsisë që tashmë kanë ndërruar emër nga Penda e artë dhe e argjendtë, duke u bërë Çmimet Kombëtare të Letërsisë, për vitin 2009 priten të shpallen gjatë këtij muaji. I cilësuar si një nga evenimente më të rëndësishme të kulturës letrare shqipe, juria e përbërë nga personalitete të njohura të artit shqiptar ka shqyrtuar të gjitha veprat nga autorët

shqiptarë që janë botuar gjatë viti që lamë pas. Disa kohë më parë burime nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve sinjalizonin për mbylljen e këtij konkursi rreth datës 20 dhjetor të vitit 200, ndërkohë që mbyllja e këtij konkursi në datën 20 dhjetor do të linte jashtë konkursit botimet e javës së fundit të dhjetorit. Për këtë arsye, burime po pranë kësaj ministrie bëjnë të ditur se konkursi i përvitshëm që organizon Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të mbahet javën e fundit të janarit 2010 me qëllim që juria të gjykojë edhe veprat e fundit që janë hedhur në treg deri më 31 dhjetor. Juria ka një ndryshim të vogël kësaj here. Zija Çela i cili mbulonte seksionin e prozës në veçanti është zëvendësuar nga Bardhyl Londo, ndërsa ajo që do të gjykojë mbi konkurrentët dhe ndarjen e çmimeve përbëhet nga: Mark Marku (kryetar), Parid Teferiçi, Mirela Kumbaro dhe Agron Gjekmarkaj. Ajo do të vlerësojë cilat janë veprat më të mira të letërsisë dhe kulturës kombëtare, botuar gjatë vitit 2009, pasi të ketë shqyrtuar dhe zgjedhur nga prurjet e 120 shtëpive botuese shqiptare. Në gjykim merren vepra të botuara në mënyrë legale në territorin e Shqipërisë, nga rreth 120 shtëpi botuese. Ndërkohë që bëhet e ditur se shkrimtari Zija Çela është deklaruar garues në këtë konkurs për romanin e tij S.O.S një buzëqeshje. Ky konkurs ka një traditë shumë të gjatë, disa vjeçare, por gjithmonë ka pasur ndryshime. Në fillim ka qenë romani më i mirë i vitit, libri më poezi më i mirë i vitit. Pas një periudhë të gjatë rreth 10 vjeçare u bënë Pendat e Arta dhe të Argjenda për çmimet e letërsisë, të cilat dhe janë pagëzuar me emrat e korifenjve të letërsisë shqipe. Ky projekt është shumë i domosdoshëm për vlerësimin e kualiteteve më të mira. dhe konsiderohet si një përkujdesje  e ministrisë ndaj kulturës së shkruar. Çdo edicion ka vlerësime, por ka dhe kontestime, pasi pjesa më e madhe janë ato që janë që nuk mund të marrin trofetë.  Penda e artë në 2008, fiton KadarejaÇmimi i madh për letërsinë Penda e artë iu shkrimtarit Ismail Kadare për romanin Darka e gabuar. Juria e përbërë nga Mark Marku, Mirela Kumbaro, Parid Teferiçi, Agron Gjekmarkaj dhe Zija Çela i akorduan çmimin për romanin më të mirë, Petro Marko, shkrimtarit nga Kosova Mehmet Kraja, për romanin Selvitë e Tivarit. Çmimin At Gjergj Fishta, për esenë më të mirë e mori Prof Artan Fuga për librin Brirët e Dhisë. Studiuesi Jorgo Bulo u vlerësua me çmimin Faik Konica, për studimin e veprës së plotë të Andon Zako Çajupit. Si autori i ri më i mirë për 2008-ën u cilësua Alba Shala. Ajo mori çmimin Migjeni për librin e saj Papa dixhital. Gjallë unë pashë është vëllimi poetik për të cilin Preç Zogaj u vlerësua me çmimin "Lasgush Poradeci". Për kontributin e dhënë për sjelljen në shqip të veprave të mëdha të letërsisë botërore pesë anëtarët e jurisë e kanë ndarë çmimin "Fan Noli" mes përkthyesve Pashk Gjeçi dhe Shpëtim Çuçka. Të dy kanë sjellë në shqip të njëjtën vepër, Faustin e Gëtes, i pari në dialektin gegë dhe Çuçka në gjuhën standarde. Përkthyesi i veprave shqip në gjuhën angleze John Hodgson u vlerësua me çmimin Jusuf Vrioni. Çmimet që do të jepen janë: -Çmimi Gjergj Fishta - autorit që me esenë e tij ka ndikuar në mënyrë të veçantë në mendimin kombëtar shqiptar-Çmimi Faik Konica - autorit që me anë të studimit ose kritikës ka ofruar zbulime ose   interpretime bashkëkohore në fushën e kritikës letrare-Çmimi Fan Noli - për përkthim nga gjuha e huaj në shqipe.-Çmimi Mitrush Kuteli - për prozën e shkurtër-Çmimi Petro Marko - për romanin.-Çmimi Migjeni - i jepet autorit që ka mundur të përcjellë tek lexuesi modele të reja dhe një nivel të spikatur letrar -Çmimi Lasgush Poradeci - për vepër poetike-Çmimi Jusuf Vrioni - për përkthyesin në gjuhë të huaj-Çmimi At Donat Kurti-për shkrimtarin për fëmijë-Çmim karriere që deri para dy vitesh është identifikuar me emrin "Penda e Artë".Nga Julia Vrapi

Last Updated on E Marte, 05 Janar 2010 23:01

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›