56 artistë ekspozojnë në Lear 09
Në çdo fundviti në qytetin e Beratit artistë të ndryshëm nga Shqipëria dhe jashtë trojeve shqiptare ekspozojnë punimet e tyre në galerinë e artit Eduard Lear. Ashtu si është kthyer në një traditë edhe në ditët e fundit të vitit që lamë pas, në këtë qytet 56 artistë brenda kufijve, por dhe jashtë tyre ekspozuan punët e tyre në një ekspozitë që u hap në mjediset e kësaj galerie arti. Ky edicion, që për këtë vit mori përmasa ndërkombëtare, bashkoi në galerinë
Eduart Lear piktorë, fotografë dhe skulptorë. Ky edicionin, që vjen pas një tradite dhe historie të konsoliduar tashmë të arteve vizive në veçanti dhe vlerave kulturore të qytetit të Beratit në përgjithësi, këtë edicion erdhi me një koncept të ri, duke zgjeruar përmasat gjeografike e duke sjellë vlera të sigurta të krijimtarisë artistike. Këtë vit, në ekspozitën që do të qëndrojë e hapur deri në datën 18 janar, prezantohen 79 vepra të përmasave, materialeve, formave të shumta vizive e përvojave të ndryshme krijuese bashkëkohore. Ekspozita shoqërohej nga një katalog me të gjitha punët e artistëve pjesëmarrës. Konceptimi si një aktivitet kombëtar është në fakt domosdoshmëria ku duhet të shkojë kjo ekspozitë, bëjnë të ditur organizatorët e saj