Pogradec, gjendet i vdekur në minierë 30-vjeçari

Foto ilustruese
Gjendet i pajetë 30-vjeçari i bllokuar që dje pasdite në galerinë e minierës në fshatin Vërdovë të Pogradecit.
Gerald Xhukellari, 30 vjeç, është gjetur i vdekur në galeri nga specialistët e RISHM-it dhe policia e Korçës, të cilët ishin vënë në kërkim të tij që prej mëngjesit të sotëm, pas denoncimit të zhdukjes së 30-vjeçarit nga familjarët.
Xhukellari ishte futur në minierën e braktisur për të mbledhur skrap pasditen e djeshme, por është asfiksuar nga gazi në thellësi të tokës.
Mësohet se gjendja e rëndë ekonomike ka qenë arsyeja që e ka shtyrë 30-vjeçarin Xhukellari drejt galerive të minierës së dalë jashtë funksionit, nga ku nuk ka mundur të dalë më. / G.N.