Pandev: “Ëndrra ime ishte Interi”
Sulmuesi maqedonas Goran Pandev është blerja dimërore e Interit. Ish-lojtari i Lacios nëshkroi me zikaltërit deri më 30 qershor 2014. Pandev do të mbajë numrin 27 dhe prezantimi i tij për median do të jetë pas ndeshjes Kievo-Inter, takim i programuar për më 6 janar 2006. Pandev mbërriti te Interi në moshën 17 vjeç, kur nuk njihte as gjuhën italiane, duke fituar kampionate të moshave me Interin, për tu huazuar më pas te Spezia dhe Ankona, e transferuar te Lacio (2004-2009), ku në 159 ndeshje shënoi 48 gola. Lojtari i Kombëtares maqedonase (52 ndeshje, 22 gola) në intervistën e tij të parë për faqen zyrtare të klubit të Interit tha: “Jam më të vërtetë i kënaqur. Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të qëndroj te Interi, por gjërat shkuan ndryshe. Jam rritur, jam bërrë burrë, një lojtar i vërtetë dhe sot jam i kënaqur të jem këtu. Shpresoj të rifilloj e të fitoj akoma shumë me Interin. Viti 2010 nisi shumë mirë. Tani kemi nevojë të fitojmë, të marrim kampionatin dhe të shkojmë mirë në Ligën e Kampioneve, që të jemi të gjithë të kënaqur. Jam në dispozicion të trajnerit, do të jetë ai që do të vendosë. Unë jam gati dhe nuk kam asnjë problem. Është e rëndësishme të jap kontributin tim te skuadra, i njoh shokët e rinj të ekipit dhe janë të gjithë djem të zotë. Interi është një skuadër e madhe, një grup i madh, kjo është arsyeja që është duke fituar shumë”.
Pep i shkul veshin Ibrës
“Ibra duhet të qetësohet”. Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola i tërheq veshin Zlatan Ibrahimoviçit, pas barazimit me Vilarealin, takim në të cilin sulmuesi suedez u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të shëmtuar ndaj Godinit. “Zlatan është një lojtar me temperament, por duhet të bëjë kujdes pasi herët apo vonë mund të na lërë me dhjetë veta. Duhet të kuptojë se nuk mund të ndryshohen vendimet e arbitrit”.
5 Janar 2010