Qyteti Studenti, bujtinat gati për të pritur 1850 banorë të rinj
27/07/2011 Procedurat, tarifa vjetore e strehimit do të jetë 40 mijë lekë
Si do të bëhet ndarja në dhoma për secilin vit studimi? Afatet dhe kriteret për regjistrimet
Bujtinat e Qytetit Studenti po bëhen gati për pritjen e banorëve të rinj. Prej disa ditësh pranë godinave të banimit kanë nisur punimet për përmirësimin e kushteve të strehimit, ku vetëm për vitin e ri akademik pranë këtyre bujtinave do të strehohen rreth 1850 studentë të rinj, që akomodohen për herë të parë në auditorët e fakulteteve publike.
Ndërsa për më të vjetrit puna e ndarjes së dhomave ka disa ditë që ka nisur. Kreu i Qytetit Studenti, Bujar Brovina, ka pohuar gjatë ditës së djeshme për gazetën se “tashmë jemi drejt përmbylljeve për sistemimin e banorëve të vjetër, ku përfshihen studentët nga vitet e dyta deri tek vitet e gjashta”. Për këta të fundit Brovina ka sqaruar se deri në fundjavë pritet të bëhet publike në faqen zyrtare të internetit edhe shpallja e listave, ku përcaktohen godinat dhe ambientet e strehimit për secilin prej tyre. Kështu, çdo student i vitit të dytë deri tek ai i viteve të gjashta do të mund të mësojë se në cilën dhomë do të qëndrojë, si dhe shokët me të cilët do të banojë për vitin e ri akademik, që do të iniciojë në muajin tetor. “Sa u takon pranimeve të reja, mund të themi se kapacitete pritëse na lejojnë për rreth 1850 vende strehimi, këto të destinuara vetëm për studentët e viteve të para. Gjithsej bashkë me studentët më të vjetër Qyteti Studenti për vitin e ri akademik do të akomodojë rreth 6200 banorë. Lidhur me ndarjen e dhomave mund të themi se po shkojmë drejt mbylljes për studentët e viteve të ndërmjetme, ndërsa në mesin e muajit shtator, pasi të përcaktohen fituesit në universitete nga sistemi meritë-preferencë, do të çelim dhe procedurat e regjistrimeve për banorët e rinj. Për të përmirësuar cilësinë e jetesës, prej kohësh kemi nisur punimet për lyerjen e godinave dhe rehabilitimin e tyre. Po ashtu kemi parashikuar që për këtë vit pothuajse në 80 për qind të rasteve do të veprojmë me ndërrimin e të gjithë dyshekëve nëpër dhoma. Duke iu referuar kapacitete pritëse dhe kërkesave për strehim, në çdo dhomë do të strehohen tre studentë”, - ka deklaruar Brovina. Lidhur me tarifën e strehimit bëhet e ditur se nuk do të ketë rritje të saj. Pra, çdo kandidat që do të strehohet në godinat e Qytetit Studenti në nisje të vitit akademik do të duhet të paguajë edhe koston vjetore të strehimit, e cila arrin në vlerën 40 mijë lekë. Për të shmangur përplasjet apo kaosin në regjistrimin e banorëve pranë godinave do të veprohet fillimisht me akomodimin e viteve të dyta deri tek ato të gjashta, emrat e të cilëve do të hidhen në faqen zyrtare të Qytetit Studenti: ëëë.qytetistudenti.com.
Ndërsa në fillim të muajit shtator, përkatësisht pas datës 11, kur do të shpallen fituesit në universitetet publike, do të çelen dhe datat për regjistrimet e kandidatëve të rinj që vijnë nga vitet e para. Kjo procedurë do të realizohet pas marrjes së listave zyrtare nga dekanatet e fakultete. Sipas Brovinës, tashmë studentët janë larguar për pushime, megjithatë gjatë kësaj periudhe janë çelur edhe dy godina: një për djemtë dhe një tjetër për vajzat, të cilat kundrejt një tarife prej 600 lekësh do të qëndrojnë të hapura edhe gjatë sezonit të verës. Gjithashtu në planin e masave të marra përcaktohet se në të gjitha godinat do të ketë salla studimi. Ndërkohë që në dhomat e strehimit të studentëve po vijon procesi i vendosjes së lavamanëve, pasqyrave si dhe do të shtohen dushet në katet përkatëse të godinave. Po ashtu premtohet dhe furnizimi me ujë dhe energji elektrike në mënyrë të pandërprerë.
Regjistrimet për 1850 studentët e rinj do të nisin pas datës 11 shtator
Dosja e regjistrimit duhet të përmbajë:
1. Certifikatën me fotografi të periudhës korrik–tetor 2011 ose fotokopje e kartës së Identitetit, e shoqëruar me fotografi dhe e noterizuar.
2. Fotografi - 3 copë.
3. Vërtetimin nga fakulteti përkatës ku vazhdojnë studimet, i cili duhet të jetë i vulosur (jo fotokopje).
4. Raport mjekësor nga rrethi përkatës.
Për të përfituar shërbime mjekësore falas, studentët duhet të sjellin pranë qendrës shëndetësore kartelën mjekësore.
5. Mandat Pagesën.
6. Urdhërregjistrimi nga Inspektorët Regjistrues, që janë të vendosur pranë çdo bujtine.