E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emanuel Adebajor transferohet zyrtarisht te Mançester Siti

Mançester Siti realizoi blerjen e lojtarit të përfaqësueses së Togos, Emanuel Adebajor. Sulmuesi ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin dhe bëhet emri i tretë i madh që afrohet gjatë verës në repartin ofensiv të Mark Hjuxhs, pas Roke Santa Kruz dhe Karlos Tevez. Shifra për kalimin e 25-vjeçarit te "Sitizëns" ende nuk është bërë publike, por ajo mendohet se është afro 30 milionë euro. Marrëveshja pritej të finalizohej gjatë javës së kaluar, por u shty prej lejes së punës dhe detajeve personale në kontratë. Adebajor pritet të luajë me numrin 25 në fanellë, ashtu si tek Arsenali. Në fjalët e para si lojtar i Sitit, ai falënderoi tifozët për ngrohtësinë që i treguan. Në faqen zyrtare të klubit në internet, sulmuesi deklaroi: "Fansat më bënë të ndihesha special dhe i mirëpritur. Po pres me padurim të filloj këtë aventurë. Kam lindur për të luajtur futboll dhe jam këtu që të shkruaj historinë për Mançester Sitin". Trajneri Hjuxhs beson se me Adebajor skuadra do të jetë edhe më konkurruese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›