E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pengohen transmetuesit e SHBA-së

Nga Express më 23 shkurt 2011 në ora 18:30

Derisa protestat popullore po vazhdojnë në Lindjen e Mesme, Transmetuesit ndërkombëtarë të Shteteve të Bashkuara, po ballafaqohen me ndërhyrje në rritje në sinjalet e satelitëve dhe u janë nënshtruar sulmeve në Internet.

Walter Isaacson, kryesues i Bordit të Guvernatorëve të Transmetimit (BBG), që i mbikëqyr të gjithë transmetuesit ndërkombëtarë të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë, tha se “transmetuesit tanë janë në ballë të raportimit për trazirat, që ne i kemi parë të zhvillohen prej vitit 1989”.

Sipas tij, ky është “testament për rolin e tyre vital, që është subjekt i punës së hakerëve dhe i ndërhyrjes në sinjal”.

Një grup hakerësh kompjuteri “morën peng” këtë javë disa faqe interneti të Zërit të Amerikës, duke kanalizuar trafikun e përdoruesve të internetit tek një faqe tjetër interneti që pohonte se drejtohej nga Ushtria Kibernetike Iraniane.

Sulmet në internet ndodhin ndërkohë që qeveria amerikane po ripërtërin përpjekjet e saj për të promovuar lirinë në internet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›