E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipti me kabinet të ri

Nga Express më 23 shkurt 2011 në ora 18:00

Në Egjipt disa ministra të rinj kanë bërë betimin si pjesë të kabinetit të ri qeveritar, që u formua pas rrëzimit të presidentit Hosni Mubarak.

Sipas televizionit shtetëror, ka gjithsej 11 ministra të rinj. Megjithatë të pandryshuar mbeten ministritë kyçe të Mbrojtjes, ajo e Jashtme, e Financave dhe e Drejtësisë.

Vëllazëria Myslimane, grupi më i madh i opozitës kritikoi qeverinë e re, e cila sipas saj dëshmon se personat besnikë të Mubarakut vazhdojnë të kontrollojnë politikën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›