Sheshi belg, ajo që nuk po del në shesh
Belina Budini
Përplasjet e interesave mund të prodhojnë praktikisht debate të shëndetshme dhe jo thjesht akuza e kundërakuza. Sigurisht, me kusht që të ketë një shesh ose platformë debati. Në rastin e sheshit “Skënderbej” vërtet e kemi sheshin real, por debatin real nuk e kemi pasur dhe madje nuk e kemi ende. Nuk e kemi pasur përpara vendimmarrjes lokale, nuk e patëm përpara aksionit bashkiak dhe nuk jemi duke e parë as përpara kundër-aksionit qeveritar. Gjithë çfarë kemi momentalisht në shesh është një kakofoni zërash të ngjashme me zallamahinë reale në qendër të Tiranës.
Nga pozicionet e tyre arbitrare, është e qartë se Bashkia dhe Qeveria nuk janë në një debat (në konflikt po). Për shkak të pamundësisë për t’u dëgjuar, në debat nuk janë sigurisht as qytetarët. Përshtypja e rreme që po ka debat në hapësirën publike mund të krijohet thjesht ngase po flitet deri në shurdhëri rreth kësaj çështjeje. Kakofonia është aq e lartë saqë, përtej pozicioneve të palëve, është e vështirë të kuptosh deri edhe se çfarë po bëhet dhe do të bëhet në atë shesh. Fillimisht i mbështjellë me indiferencë (momenti i miratimit) dhe tani me kakofoni (momenti i aksionit), rezultati është i njëjtë: nuk merret vesh gjë tamam.
Nevoja për forum publik
“Berlini i ri doli nga një forum kombëtar i arkitekturës në Gjermani që zgjati tre vjet. Të gjitha vendimet e reja për qytetin dolën nga ai forum. Ai ishte laboratori që përgatiti deri në detajin më të imët fytyrën e re të qytetit. Për t’i shpëtuar interesave të politikës e të biznesit, u bë mediatizimi i konflikteve të këtyre interesave si dhe publikimi i projekteve”. Ky është pohimi i urbanistit të njohur gjerman Erhart Pfotenhauer, në një intervistë të realizuar me të vite më parë kur vinte për një simpozium të shkurtër arkitekture në Tiranë. Konteksti i kësaj interviste ishte pikërisht situata urbanistike në Tiranë dhe nevoja për të bërë transparencën e ndërtimit të një qyteti. Një forum i tillë i ka munguar dhe ende i mungon qytetit të Tiranës bashkë me qendrën e tij. Për një forum të tillë do të kishte nevojë ndoshta aktualisht diskutimi i specializuar dhe qytetar rreth sheshit “Skënderbej” edhe në vendin tonë. Një forum ku të thonë fjalën e tyre edhe ekspertët urbanistë, arkitektët e profesionistët e lirë të fushës (nëse të tillë ka) si edhe të përfshihen në një formë të përshtatshme në diskutim edhe qytetarët, shoqatat e mbrojtjes së mjedisit dhe të drejtave të njeriut apo të interesave të ndryshme në biznes, ndërtim dhe grupeve të tjera të interesuara.
është bërë e qartë tashmë se nuk mjaftojnë vetëm mesazhet e qarta dhe të përpunuara të PR-it politik, as edhe vetëm shpjegimet e ekspertëve të brendshëm pranë opozitës ose pranë qeverisë. Ky nuk është as nga ato debate që mund të qartësohet thjesht dhe vetëm nga analistët. Madje ata përfundojnë të duken diletantë dhe amatoreskë në vlerësimet e tyre, kur dihet që u mungon ekspertiza në këtë drejtim.
Megjithatë, roli i mediave mbetet vendimtar në qartësimin e publikut edhe në këtë rast. Në këto kushte, mediat mund të shndërrohen në hapësirë të frytshme dëgjimi (që do të thotë se duhet shkuar përtej pasqyrimit të pozicioneve anatagoniste, gjë që është një praktikë rutinë dhe komode për mediat), për të tërhequr në diskutim edhe mendimet e palëve të treta në këtë histori.
Madje, mediat vetë mund të bëhen organizatore forumesh të tilla (sigurisht jo ato media të paragjykuara që në gjenezë për qëndrime radikale ose mbështetje të hapura). Momentalisht, diskutimet më beninje rreth kësaj historisë së sheshit mund t’i gjesh në forumet online ku edhe mund të gjesh të vetmet fotografi dhe makete të planit belg të qendrës së Tiranës, që, për paradoks, nuk ekziston i publikuar në asnjë version në faqen online të Bashkisë së Tiranës. I vetmi informacion rreth këtij plani është një fjala e kryetarit të Bashkisë dhe një “poemë” urbaniste përshkruese e vetë studios belge “51N4E” e tillë si “Parë nga skajet, pjesë të sheshit papritur mund të mbushen me fragmente refleksesh të ndërtesës dhe qiellit”
Kakofonia si strategji?
Opinioni publik po humbet kështu kushtin elementar për të gjykuar objektivisht planin për qendrën e qytetit të tij, po humbet busullën e gjykimit të informuar rreth kësaj çështje. Në aspektin e marrëdhënieve publike ose marketingut politik, kakofonia mund të jetë edhe e qëllimshme ose e kërkuar, pra mund të jetë në interes të një aktori ose kampi politik. I interesuar që të ketë kakofoni është zakonisht pala që i trembet transparencës, ndërsa del e penalizuar pala tjetër, në anën e të cilës mund të jetë e drejta, thjeshtë duke u dënuar me mosdëgjim.
A është i mirë apo i keq plani belg për qendrën? Nëse është i mirë, ky moment kakofonie nuk përbën problem, por nëse është i keq dëmi është i pariparueshëm. Kostot do të jenë direkte dhe në rastin më të mirë, sheshin do ta vuajmë sërish si mungesë, njëlloj si tani, do ta pësojmë me mospasje njëlloj siç kemi pësuar dhe vazhdojmë të pësojmë mungesën e lulishteve, pemëve, parqeve, baseneve, mjediseve të hapura për fëmijët në këtë qytet….